Lidhja e nëntokës kriminale Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Selim Pacolli e Dardan Nuhiu duhet ndjekur e hetuar për shpërlarje të parasë së pistë me lejet ndërtimore nga krimi i organizuar

Gani Qarri

  • 20 May 2023 - 09:15

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Afera më e madhe e pastrimit të parasë së pistë në fushën e ndërtimeve dhe dhënien e lejeve ndërtimore kishte filluar që në mandatin e Sami Hamitit nga viti 2010,kur ai ish kryeshef i Qeverisë komunale të Prishtinës, e që pastaj, e vazhdoi edhe në cilësinë kryetarit të asamblesë komunale të Prishtinës, duke e shfrytëzuar edhe këtë pozitë për aventura përfitimesh,detyrë të cilën me përfundimin e mandatit, në vitin 2013, ia kishte dorëzuar Dardan Sejdiut, i cili ka vazhduar ta qojë përpara, të njëjtin veprim përmes lidhjes me nëntokën kriminale për pastrimin e parave të pista, siç dyshohet me miliona e ndoshta edhe miliarda dollarë.

Pas rihapjes së problemit madhor të mega aferës së NPB-s në Prishtinë, është vërtetë shumë urgjente që edhe Qeveria e Kosovës, Kuvendi dhe Presidenca, së bashku me Ministrinë e drejtësisë,përfundimisht të tregohen edhe ata më veprues dhe ti bëjnë presion të ligjshëm mbi bazë të kompetencave ligjore e kushtetuese PSRK-së, për të filluar një gamë më të gjerë të hetimit të krimit të organizuar në fushën e ndërtimeve në komunën e Prishtinës. Madje hetimi nuk guxon të mbetet gjysmak as të ndalohet në gjysmë të rrugës, por duhet të shkoj deri në fund dhe të bëhet, për krejt këto 12 vite, e sidomos për dy mandatet e fundit të Shpend Ahmetit, kur edhe ka ndodhur afera më e madhe e pastrimit të parasë së pistë të krimit të organizuara nga mafia e ndërtimit! Siç dihet publikisht, Shpend Ahmeti, jo krejt në rastësi, as në koinçidencë, por me qëllim të paramenduar mirë, e kishte zgjedhur për zëvendës të tij, pikërisht Selim Pacollin, në vend të Dardan Sejdiut, të cilit ia kishte mundësuar dhënien e 2 milion metrave katrorë leje ndërtimore.

Për aq më keq, ndërtimi i 2 milion metrave katror, jo vetëm që nuk u realizua kurrë, por krejt kjo aventurë korruptive, ishte zhvilluar nëpërmes të kompanive iniciale të njohura e të pa njohura, që vet Selim Pacolli i kontrollonte, kompani të cilat, që nga ajo kohë e deri më tani,kurrë nuk kanë dëshmuar kapacitete as mundësi, për të ndërtuar më shumë se 200 mijë metra katrorë. Gjë që donë të thotë se prokuroria duhet të jetë më agile dhe ti shpejtojë hetimet, për të vërtetuar, nëse edhe ligjërisht, është çdo gjë në rregull, që të kryhen ndërtime edhe në 1 mbi milion e 800 mijë Metra katrorë?! Kjo për faktin se në këtë lidhje të krimit të Organizuar Shpend Ahmeti i ka pasur vazhdimisht krah të djathtë përveç Dardan Sejdiut edhe Dardan Nuhiun, por që ky i fundit nuk e ka kryer asnjëherë punën e tij, për ta hetuar shpëlarjen e parasë së pistë dhe qarkullimin e saj në Kosovë, në asnjë sektor, e as në fushën e ndërtimeve, si shef i Inteligjencës Financiare.

Afera më e madhe e pastrimit të parasë së pistë në fushën e ndërtimeve dhe dhënien e lejeve ndërtimore kishte filluar që në mandatin e Sami Hamitit nga viti 2010,kur ai ish kryeshef i Qeverisë komunale të Prishtinës, e që pastaj, e vazhdoi edhe në cilësinë kryetarit të asamblesë komunale të Prishtinës, duke e shfrytëzuar edhe këtë pozitë për aventura përfitimesh,detyrë të cilën me përfundimin e mandatit, në vitin 2013, ia kishte dorëzuar Dardan Sejdiut, i cili ka vazhduar ta qojë përpara, të njëjtin veprim përmes lidhjes me nëntokën kriminale për pastrimin e parave të pista, siç dyshohet me miliona e ndoshta edhe miliarda dollarë.

Por megjithëse kjo qeveri ka ardhur në pushet, me premtimet për luftimin e pa kompromis të korrupsionit dhe krimit të organizuar, për çka qytetarët edhe e kanë votuar, edhe pse PSRK-ja nga zyrat e shtetit, ishte formuar për hetimin dhe ndjekjen e krimit të nivelit të lartë, çuditërisht edhe pas ardhjes së qeverisë aktuale në pushtet, PSRK vazhdon pa asnjë shqetësim, t`ia bëjë edhe më tej, avokatinë nëntokës së krimit të organizuar, për çka Qeveria Kurti dhe Ministria e Drejtësisë, të paktën duhet ta demonstrojnë dhe sigurojnë qytetarët, se janë kundër këtyre dukurive negative dhe se do të bëjnë çmos, ashtu siç kanë premtuar, që ato të mos lejohen edhe më tej!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".