PSG-ja i afrohet edhe një hap më shumë titullit pas fitores kundër Auxerres

  • S.A /
  • 22 May 2023 - 08:30
PSG-ja i afrohet edhe një hap më shumë titullit pas fitores kundër Auxerres

Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitoren e tretë radhazi dhe tani thuajse e ka siguruar titullin e radhës të kampionit,transmeton "Kosova Sot Online ".

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Ligue 1, skuadra e drejtuar nga Christoph Galtier fitoi në udhëtim ndaj Auxerre.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1:2.

Të dy golat e fitores për parisienët u shënuan nga Kylian Mbappe (6’, 8’).

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Lassine Sinayoko (50’).

Paris Saint-Germaini pas kësaj fitore ka 84 pikë në krye të tabelës, gjashtë më shumë se Lens.

Deri në fund të sezonit kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe dy xhiro.

Auxerre ka 34 pikë në pozitën e 16-të. 

(Kosova Sot Online )