Lexoni edhe:
PSG-ja i afrohet edhe një hap më shumë titullit pas fitores kundër Auxerres
Lufta e vetme në peshat e rënda në UFC Vegas 73 u zhvillua mes Ilir Latifit dhe brazilianit Rodrigo Nascimento, transmeton "Kosova Sot Online".
Latifi hyri në luftën numër 17 të UFC-së në një seri prej dy fitoresh në dy ndeshjet e fundit.
Nascimento në anën tjetër kishte vetëm ndeshjen e pestë në tetëkëndësh.
PSG-ja i afrohet edhe një hap më shumë titullit pas fitores kundër AuxerresLexoni edhe:
Përkundër një lufte të madhe të të dy luftëtarëve, fituesi nuk i caktua në tetëkëndësh, por me vendim të gjyqtarëve, që ishte i ndarë.
Dy gjyqtarë votuan në favor të Rodrigo Nascimento, që ishte fitorja e tij e dytë radhazi me vendim të ndarë, pas një fitoreje ndaj Tanner Boser vitin e kaluar.Rezultati zyrtar: Rodrigo Nascimento vs Ilir Latifi (29-28, 28-29, 29-28)
By split decision! @zecolmeiiia takes a close one over Ilir Latifi on the #UFCVegas73 prelims ? pic.twitter.com/W5XPX87w6d
— UFC (@ufc) May 20, 2023
(Kosova Sot Online )