Lexoni edhe:
Serbia është përgatitur për veprime agresive me karakter terrorist ndaj Kosovës, është kundër marrëveshjes me Kosovën
Newcastle United ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane për herë të parë që nga sezoni 2002/03, transmeton "Kosova Sot Online ".
Skuadra e drejtuar nga Eddie Howe ka siguruar një vend në top-katërshe të Premierligë, që i siguron atyre pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Ajo çfarë ka mbetur që të përcaktohet është se si do të kualifikohet Newcastle në garën më prestigjioze për klube, nga pozita e tretë apo e katërt.
Sonte, në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të dhe të parafundit, “Magpies” luajtën baras dhe pa gola me Leicester Cityn. Ndeshja u zhvillua në “St. James’ Park”.
Newcastle United pas këtij barazimi ka 70 pikë dhe renditet i treti në tabelë, me një pikë më shumë se Manchester United, si dhe me katër pikë më shumë se Liverpooli.
Leicester City ka 31 pikë dhe ndodhet në pozitën e 18-të. Për “Dhelprat” xhiro e ardhshme dhe e fundit në Premierligë do të jetë vendimtare për të parë nëse do ta sigurojnë mbijetesën ose jo.
(Kosova Sot Online )