Serbia është përgatitur për veprime agresive me karakter terrorist ndaj Kosovës, është kundër marrëveshjes me Kosovën

Serbia është përgatitur për veprime agresive me karakter terrorist ndaj Kosovës, është kundër marrëveshjes me Kosovën
Serbia është përgatitur për veprime agresive me karakter terrorist ndaj Kosovës, është kundër marrëveshjes me Kosovën

Muhamet Kelmendi

  • 23 May 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Në kuadër te planit serbomadh mbi Kosovën "serbe" është plani i Vasa Cubrilloviqit, Ivo Andriqit dhe Millosheviqit, të përgatitur nga Serbia për të vepruar në Kosovë, e që po udhëhiqet nga kriminelët Vuçiq-Daçiq. Krimineli i luftës Vuçiq, kryetari dhe nënkryetari i Listës serbe, si personalitetet tjera shoveno-raciste, Daçiq, Vullin dhe Kisha serbe, kanë deklaruar se në 1 qershor të këtij viti është data e veprimit më çdo mjet në veri të Kosovës. Në fakt këto deklarata janë në vazhdime të politikës së shtetit serb që me shekuj. Asnjëherë nuk janë hequr nga pikësynimet serbe.

Serbia ka qëndrim neofashist mbi Kosovën.

Plani serb për Kosovën "serbe" është në veprim tash e me shekuj. Ka vepruar pa ndërprerë. Ndërsa, tash janë dy pikësynime, të cilat i ka Serbia. 1. Themelimin e Asociacionit me pushtet ekzekutiv dhe 2. Ripushtimin e Kosovës, qoftë edhe me luftë.

Asociacioni po del kështu në shtet. Me qëllimin për të krijuar baza serbe për të arritur tek qëllimi përfundimtar, ai i ripushtimit të Kosovës, ishin largimet nga pushteti i çdo serbi. Me atë u krijua gjendja për veprime terroriste.

Data 1 qershor 2023 duket se është në vazhdim të veprimeve terroriste. Pritet që të kemi protesta, demonstrata, bllokime të rrugëve, okupim te objekteve shtetërore dhe sulme terroriste ndaj organeve të pushtetit. Nuk përjashtohet as edhe një veprim i kombinacionit terrorist me veprime të nduarduarshëm. Por, ajo që pritet janë bllokimet e rrugëve, okupimi me forcë i objekteve shtetërore dhe sulmet terroriste. Serbia ka përgatitur dhe ushtruar forca të mëdha policore dhe ushtarake kriminale serbo-sllave për të vepruar. Grupe të armatosura gjinden në veri të Kosovës. Në kufijtë me Kosovën ka sjellë Serbia militar dhe paramilitar serb dhe sllav. Tanke dhe mjete të blinduara janë drejtuar kundër Kosovës. Priten veprime konkrete terroriste serbe në drejtim të Republikës. Serbia nuk dëshiron paqe po luftë. Nuk pranon Republikën dhe kundërshton Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Mbi qëllimet pushtuese nuk vendos asgjë. Për Serbinë është Kosova tokë "serbe".

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".