Mposhten Lakers, Denveri me sukses shkon në finalen e madhe të NBA-së

  • S.A /
  • 23 May 2023 - 09:20
Mposhten  Lakers, Denveri me sukses shkon në finalen e madhe të NBA-së

Denveri është kualifikuar në finalen e madhe të NBA-së. Nuggets e eliminuan në finalen e Konferencës rivalin Los Angeles Lakers, të cilin e dominoi totalisht në përgjithësi, 4-0 në serinë e ndeshjeve, transmeton "Kosova Sot Online".

Në përballjen e katërt mbrëmë, e cila ishte mjaft interesante, Denveri fitoi me rezultat 113:111 (28:34, 30:39, 16:36 e 19:22).

Pra, çereku i tretë ishte vendimtar në fitoren e Denverit, pasi pjesa e parë iu takoi vendësve.

Nikola Jokic ishte më i dalluari tek ekipi fitues në ndeshjen e zhvilluar në “Crypto.com Arena”.

E kontribut dhanë edhe Jamal Murray me 25 pikë e Aaron Gordon me 22.

Nga ana tjetër, paraqitja fantastike e LeBron James me 40 pikë, 10 kërcime e 9 asistime, ishte e pamjaftueshme për Lakers që ta shmangnin humbjen. Denveri tash do ta presë në finalen e madhe të NBA-së fituesin e duelit tjetër final të Konferencës, Miami – Boston. Aktualisht, Heat janë në avantazh prej 3-0 në ndeshje dhe favoritë absolutë për ta prekur finalen e madhe. Përballja e radhës mes tyre do të luhet në mëngjesin e së mërkurës. 

(Kosova Sot Online )