Sonte Trepça-Besa, me sfiden e dytë finale të ‘play-offit’ në hendboll

  • S.A /
  • 25 May 2023 - 16:17
Sonte Trepça-Besa,  me sfiden e dytë finale të ‘play-offit’ në hendboll

Trepça e Besa Famgas takohen në ndeshjen e dytë të serisë finale në ‘play-offin’ e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), transmeton "Kosova Sot Online".

Ndeshja luhet prej orës 20:15 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ndërsa pritet të ketë numër të madh shikuesish.

Trepça kërkon ta barazojë rezultatin e serisë finale në 1-1, derisa Besa Famgas udhëton për ta siguruar titullin e dhjetë rresht të kampionit.

Kujtojmë që ndeshjen e parë të luajtur në Pejë, Besa e fitoi me tre gola dallim.

Sikurse sfida e parë që ishte interesante dhe e hapur deri në fund, edhe sonte pritet sfidë atraktive dhe me hendboll cilësor.

(Kosova Sot Online )