Sjellja arrogante e opozitës në parlament duhet të vlerësohet seriozisht nga qytetarët- votues dhe të ndëshkohet ashpërsisht

Sjellja arrogante e opozitës në parlament duhet të vlerësohet seriozisht nga qytetarët- votues dhe të ndëshkohet ashpërsisht
Sjellja arrogante e opozitës në parlament duhet të vlerësohet seriozisht nga qytetarët- votues dhe të ndëshkohet ashpërsisht

Arsim Aziri

  • 25 May 2023 - 15:46

Shkruan: ANALISTI- Arsim Aziri

Në procesin e politikë bërjes publike, ka shumë mënyra për të bërë opozitë por ajo politikë bërje duhet të jetë joshëse, kreative dhe pozitive, e jo destruktive dhe në dëm të shtetit. Bllokimi i marrëveshjeve që janë në të mirë të qytetarëve nuk do duhej të ishte njëra nga to. Andaj, ministri Murati me të drejtë i ka lutur deputetët e opozitës që të heqin dorë nga inatet politike dhe të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat hapin rrugë për realizimin e projekteve të rëndësishme.

 

Është e përcaktuar me ligje dhe kushtetutë që marrëveshje ndërkombëtare të miratohen me votat e dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dhe tani opozita po e shfrytëzon boshllëkun e krijuar në parlament me mungesën e deputetëve nga komuniteti serb, duke e kushtëzuar qeverinë me kërkesa të ulëta politike dhe duke bllokuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që shkojnë në Kuvend për tu miratuar. Jemi dëshmitar të afërt të këtij mandati të ri të legjislaturës së Kuvendit të Kosovës, në të cilin mazhoranca po qeverisë me shumicën absolute të votës së fituar e të besuar në zgjedhjet parlamentare, por kjo fitore me të cilën është ndëshkuar keq qeverisja e kaluar e korruptuar, është duke e tmerruar opozitën, e cila nuk po zgjedh mjete dhe metoda për ta penguar vendimmarrjen në Kuvend, sidomos në ato vendime ku kërkohen vota e dy të tretave të deputetëve, vendime që janë vitale për qytetarin dhe për shtetin. Sjellja bllokuese sidomos tek marrëveshjet ndërkombëtare nga ana e e opozitës është lojë e mbrapsht, lojë antishtetëror dhe kundër interesit të qytetarëve, sepse bëhet fjalë për bllokim të ligjeve për marrëveshjet e veçanta ndërkombëtare të cilat shtetit i sigurojnë infuzione të rëndësishme financiare për përshpejtim në planin zhvillimor, qoftë të aspektit social, punësim dhe fusha të tjera të interesit imediat shtetëror. Kjo lojë ka kohë që është duke u zhvilluar dhe sidomos në këtë sesion të ri të Kuvendit ka ndikuar që vendime me peshë të madhe të mbeten të bllokuara e të pa miratuara, Kjo e ka detyruar me të drejtë edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, që të ankohet në opozitën e ka bllokuar në Kuvend edhe marrëveshjen ndërkombëtare për Ngrohjen Qendrore Solare si dhe të tjera marrëveshje paraprake. Duke e pasur parasysh interesin për qytetarin, për shtetin dhe jo për pushtetin, Murati i ka lutur disa herë deputetët e opozitës që të heqin dorë nga inatet politike dhe të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat hapin rrugë për realizimin e projekteve të rëndësishme. Ka edhe marrëveshje tjera të ngjashme siç është ajo për nënstacionet e KOSTT në vlerë prej 25.5 milionë euro (plus 9 milionë euro tjera grant në pritje), apo marrëveshja me OFID në vlerë 40 milionë USD, që po ashtu presin për dritën e gjelbër të Kuvendit. Pra janë mbi 150 milionë euro në pritje për të marrë dritën e gjelbër nga Kuvendi, por po mbeten peng i bllokimit nga opozita. Në procesin e politikë bërjes publike, ka shumë mënyra për të bërë opozitë por ajo politikë bërje duhet të jetë joshëse, kreative dhe pozitive, e jo destruktive dhe në dëm të shtetit. Bllokimi i marrëveshjeve që janë në të mirë të qytetarëve nuk do duhej të ishte njëra nga to. Andaj, ministri Murati me të drejtë i ka lutur deputetët e opozitës që të heqin dorë nga inatet politike dhe të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat hapin rrugë për realizimin e projekteve të rëndësishme. Është e përcaktuar me ligje dhe kushtetutë që marrëveshje ndërkombëtare të miratohen me votat e dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dhe tani opozita po e shfrytëzon boshllëkun e krijuar në parlament me mungesën e deputetëve nga komuniteti serb, duke e kushtëzuar qeverinë me kërkesa të ulëta politike dhe duke bllokuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që shkojnë në Kuvend për tu miratuar. Marrëveshjet janë kryesisht të karakterit mbështetës në investime për zhvillim, dhe nuk kanë kosto që bien barrë e futjes së qeverisë ne borxhe, obligime të pa përballueshme në të ardhmen, janë kryesisht kreditime që aplikohen ndaj shteteve të reja në zhvillim për dinamizm dhe përshpejtim të arritjes së standardeve që kërkohen për zhvillim në procesin e përafrimit dhe integrimit në BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".