
Lexoni edhe:
Xhaka po i jep lamtumirën Arsenalit, nesër pritet të luajë ndeshjen e fundit
Sot do të zhvillohet xhiro e 34-t dhe e fundit në Bundesligë, ku edhe do të përcaktohen shumë gjëra. Padyshim se e gjithë vëmëndja është te titulli i kampionit, për të cilin po “luftojnë” Borussia Dortmundi e Bayern Munichi, transmeton "Kosova Sot Online".
Dortmundi ka një përparësi sa i përket kësaj pasi është lider në tabelë me 70 pikë, me dy pikë më shumë se Bayerni.
Xhaka po i jep lamtumirën Arsenalit, nesër pritet të luajë ndeshjen e funditLexoni edhe:
“Verdhezinjtë” do të jenë sot nikoqirë të Mainzit, kurse “Bavarezët” do të luajnë në udhëtim te Kolni.
Bayerni, që është kampion në fuqi, e synon titullin e 11-të radhazi – kurse Dortmundi të parin pas 11 vjetëve.
Vlen të theksohet se nëse pikët mes skuadrave do të jenë të barabarta në fund, është goldallimi që do t’i japë përparësi njërës skuadër. Ndeshjet që do të zhvillohet sot në Bundesligë:
(Kosova Sot Online )