
Lexoni edhe:
Xhaka po i jep lamtumirën Arsenalit, nesër pritet të luajë ndeshjen e fundit
Edon Zhegrova nuk do të mund të paraqitet as sonte për Lille, në ndeshjen ndaj Nantes. Kjo do të jetë ndeshja e xhiros së 37-të dhe të parafundit për këtë sezon në Ligue 1, transmeton "Kosova Sot Online".
Zhegrova nuk do të mund t’i ndihmojë as sonte skuadrës së tij, pasi po vazhdon me fazën e rikuperimit nga lëndimi. Më 6 maj, reprezentuesi i Kosovës kishte pësuar një lëndim muskulor në ndeshjen ndaj Reims, teksa kishte humbur pastaj edhe ndeshjet ndaj Monacos e Marseilles.
Xhaka po i jep lamtumirën Arsenalit, nesër pritet të luajë ndeshjen e funditLexoni edhe:
Paulo Fonsenca, trajneri i Lille, nuk e ka ftuar 24-vjeçarin për këtë ndeshje pasi duket se ai nuk është ende i gatshëm për të luajtur.
Kujtojmë se “Les Dogues” janë duke luftuar për një vend që i siguron pjesëmarrjen në garat evropiane sezonin tjetër. Momentalisht, Lille është në pozitën e pestë në tabelën e Ligue 1, pozitë e cila ia mundëson pjesëmarrjen në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
(Kosova Sot Online )