Triumfon Shkëndija, feston titullin kampion i Ligës së Dytë

  • S.A /
  • 29 May 2023 - 08:19
Triumfon Shkëndija, feston titullin kampion i Ligës së Dytë

KF Shkëndija nga Hajvalia është kurorëzuar me titullin e kampionit në Ligën e Dytë, transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo erdhi pas fitores në xhiron e fundit kundër Rilindjes, me rezultat 3:1.

Kësisoj, Shkëndija bashkë me Dinamon e Ferizajt, e cila e mbylli kampionatin në pozitën e dytë janë promovuar në Ligën e Parë për edicionin e ri garues 2023/24.

(Kosova Sot Online )