Lexoni edhe:
Çelësi i Kryeprokurorit të Shtetit në dorë të presidentes Vjosa Osmani
Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi
Struktura e bisedimeve Kosovë-Serbi nga ana e kësaj të fundit në brendi është e logjikës ultra nacionaliste serbomadhe. Kjo u pa edhe më rastin e dy marrëveshjeve të fundit të Brukselit dhe të Ohrit, ku Vuqiq deklaron së Kosova nuk do të bëhet pjesë e strukturave të BE-së dhe as e OKB-së. Presidenti serb më këtë gjë nuk e pranon planin franko gjerman për normalizim të marrëdhënieve. Ky shtet më logjikë ultra nacionaliste millosheviqiane dhe shesheliane po ëndrrën bashkimin e serbëve të Serbisë, Bosnjës dhe të Kosovës.
-Nacionalizmi serbomadh ka qenë dhe është i konstruktuar nga elitat politike , nga Akademia , Kisha Ortodokse dhe nga memorandumet e ndryshme serbe. Nga kjo logjikë edhe po figuron Kosova si pjesë përbërëse e kushtetutës serbe. Nacionalizmi serbo madh në rajon është diskursi politik më banal i kohës moderne. Pasojat e këtij nacionalizmi kanë qenë shumë të mëdha në të kaluarën dhe më rastin e shpërbërjes më dhunë të ish-Jugosllavisë, por edhe tash. Kjo është ide irracionale dhe anakronizëm i shoqërive bashkëkohore. Më këtë ,logjikë megalomane po vepron edhe Vladimir Putin, i cili agresionin në Ukrainë po e arsyeton më vokabularin tipik të nacionalizmit rusomadh. Ai po sikur Serbia Kosovën , po e quan Ukrainën shtet i rrejshëm, gjoja si domosdoshmëri që të gjithë rusët të bashkohen në një shtet. Me këtë logjikë po vepron edhe Putini i vogël serb në rajonin e Ballkanit. Me këso deklarata po dallohet edhe Millorad Dodik i Republika Serbska në Bosnje.
Çelësi i Kryeprokurorit të Shtetit në dorë të presidentes Vjosa OsmaniLexoni edhe:
Këto deklarime dhe veprime të tyre janë kërcënime më luftë ndaj popujve jo serb e v çmas ndaj shqiptarëve në Ballkan. Kjo është porosi konform ultra nacionalizmit serbomadh, të memoradumit të SANU të vitit 1986, që u përpoq ta realizon më luftë, Sllobodan Millosheviq nga viti 1991. Janë këto përpjekje të realizmit të idesë të botës serbe, nga e cila ide nuk ka hequr dorë as presidenti Vuqiq, më asociacionin e komunave më shumicë serbe në Kosovë. Në rast të ndonjë eskalimi të ndonjë situate në veri të vendit nga Serbia më ndihmën e strukturave kriminale të tyre duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".