Pamje të mahnitshme nga lamtumira që Barcelona ua dha Busquetsit dhe Albasit

  • S.A /
  • 29 May 2023 - 08:41
Pamje të mahnitshme nga lamtumira që Barcelona ua dha Busquetsit dhe Albasit

Fitorja e Barcelonës ndaj Mallorca të dielën ishte një ndeshje shumë e veçantë. Jo vetëm që ishte ndeshja e tyre e fundit në Spotify Camp Nou para fillimit të rinovimit të tij këtë verë, por ishte edhe ndeshjet e fundit për Jordi Alban dhe Sergio Busquets para tifozëve të tyre,transmeton  "Kosova Sot Online ".

Të dy lojtarët janë duartrokitur gjatë ndeshjes dhe pas fishkëllimës së fundit, Barcelona ka bërë nderime për dyshen. Joan Laporta u dhuroi secilit një pllakë, ku më pas u hodhën në ajër nga shokët e skuadrës.

Duke folur pas ndeshjes, të dy lojtarët shfrytëzuan rastin për të falënderuar klubin, stafin e tij, shokët e skuadrës dhe mbështetësit.

“Do të doja t’i falënderoja të gjithë, ishte një nder të mbroja këto ngjyra. Sot më duhet të kujtoj shumë njerëz që kanë luajtur një rol të madh në karrierën time. Nuk e prisja të merrja kaq shumë dashuri, është dita më e mirë e jetës sime nga ana profesionale”, deklaroi Alba i emocionuar.

“Nuk kam fituar aq shumë sa Busquets, por edhe ajo që kam fituar nuk është e keqe. Kujtime edhe për atë që më nënshkroi në vitin 2012, Tito Vilanova”.

Falënderime pati edhe Busquets, ndërsa tha se ka luajtur për klubin më të mirë në botë.

“Dua të falënderoj të gjithë. Ishte kënaqësi të luaja këtu. Faleminderit familjes time që më ka shoqëruar gjithmonë, ju dua. Jam shumë krenar që jam në klubin më të mirë në botë. Sot po largohem, por ëndrra ime është realizuar”, deklaroi Busquets.

“Barca është klubi më i mirë në botë, me tifozët më të mirë. Që nga fëmijëria, kam ëndërruar që një ditë të luaj në Camp Nou, i cili pas disa muajsh do të bëhet sërish stadiumi më i mirë në botë”.

Si Alba ashtu edhe Busquets kanë qenë lojtarë të jashtëzakonshëm për Barcelonën, dhe ata do të lënë boshllëqe të mëdha kur të largohen në fund të sezonit.

(Kosova Sot Onliine )