Ferizaj i lëshon komentet, e vërshojnë akuzat për kurdisje të lojës

  • S.A /
  • 29 May 2023 - 08:48
Ferizaj i lëshon komentet, e vërshojnë akuzat për kurdisje të lojës

Ferizaj shpëtoi pa rënë direkt nga liga dje në një ndeshje ku iu nevojitën 17 minuta shtesë. Ferizajasit e shënuan një gol të dyshimtë ndaj Dukagjinit në fitoren 2:1, e cila ua mundësoi të përfundojnë në barazh, përmes së cilit do ta kërkojnë qëndrimin edhe për një vit në Superligë pas ndeshjes me Lirinë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Por, ajo që ndodhi dje u cilësua vërtet si një skandal i futbollit.

Ferizajasit e siguruan fitoren vetëm në fund të vazhdimit të pabesueshëm prej 17 minutash.

Pas lojës, ky klub i ndali komentet në postimin e tij për lojën, duke e marrë parasysh vërshimin e akuzave për blerje të lojës.

Por, më vonë Ferizaj i lëshoi komentet, ndërsa kryetari i tij, Lulzim Abazi insistoi se loja ishte fer dhe se portieri mysafir gaboi pasi fusha ishte e rrëshqitshme.

Megjithatë, këto deklarata nuk i morën për bazë tifozët, të cilët e vërshuan faqen e klubit ferizajas, duke e akuzuar atë për blerje të lojës me Dukagjinin.

Më poshtë mund t’i lexoni disa prej komenteve ku FC Ferizaj akuzohet për kurdisje të lojës, por nuk u kursyen komentet me akuza edhe ndaj FFK-së.

(Kosova Sot Online )