Aleksandër Vuçiq po i fryn zjarrit të luftës, po e sfidon dhe provokon edhe perëndimin

Aleksandër Vuçiq po i fryn zjarrit të luftës, po e sfidon dhe provokon edhe perëndimin
Aleksandër Vuçiq po i fryn zjarrit të luftës, po e sfidon dhe provokon edhe perëndimin

Skender Mulliqi

  • 29 May 2023 - 07:48

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Njëjtë si Putin po sillet edhe Vuçiqi në Serbi. Po e dëshiron veriun e vendit për shkak të resurseve të begatshme nëntokësore, të cilën gjë nuk do të lejojnë kurrë shqiptarët. Në vend që të angazhohet për paqe në rajon, Vuçiqi po i fryn zjarrit të luftës. Po harron Vuçiq së Kosova nuk është Ukrainë. Po harron Vuçiq së Serbia është shumë e vogël për ta pushtuar Kosovën, apo veriun e saj. Këtu janë së pari shqiptarët dhe janë të stacionuara edhe forcat e NATO-së.

-Popujt primitiv nuk mund të jetojnë pa luftë! Këta popuj janë agresiv për të grabitur resurset e shteteve fqinj , por edhe të tjerëve. Bëhen lufta edhe për shkaqe të tjera. Për njerëzit të cilët kuptojnë dhe për njerëzit e kohës moderne, sigurisht së kjo është e pa mençur dhe anakronike. A është vërtetë kështu? Agresioni rus në Ukrainë gjoja po bëhet për të ruajtur nderin dhe dinjitetin e popullit rus. Kjo është logjikë raciste e Putinit për të arsyetuar invazionin ushtarak ndaj një shteti sovran siç është Ukraina. Gjithmonë Rusia ka bërë lufta të pandershme dhe pushtuese.

Putin po vret njerëz për të plotësuar egot e tija të sëmura .Kur jemi këtu nuk janë pa faj as shumica e popullit rus, i cili ende nuk po organizon përmbysjen e pushtetit të Putinit. Shteti nuk është ndjesi emocionesh. Njëjtë si Putin po sillet edhe Vuçiqi në Serbi. Po e dëshiron veriun e vendit për shkak të resurseve të begatshme nëntokësore, të cilën gjë nuk do të lejojnë kurrë shqiptarët. Në vend që të angazhohet për paqe në rajon, Vuçiqi po i fryn zjarrit të luftës. Po harron Vuçiq së Kosova nuk është Ukrainë. Po harron Vuçiq së Serbia është shumë e vogël për ta pushtuar Kosovën, apo veriun e saj. Këtu janë së pari shqiptarët dhe janë të stacionuara edhe forcat e NATO-së. Thirrjet e çdo ditshme te Vuçiqit popullit serbë për tu mobilizuar për luftë , nuk do ti bëjnë punë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".