
Lexoni edhe:
Ferizaj i lëshon komentet, e vërshojnë akuzat për kurdisje të lojës
Trepça ’89 e mposhti dje Prishtinën me përmbysje në fund me rezultat 2:1, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ekipin mitrovicas për të mbetur në ligë, transmeton "Kosova Sot Online".
“Xehetarët” iu bashkuan Drenicës si dy skuadrat që ranë përfundimisht nga liga elitare.E pas lojës, klubi gjelbër e bardh e mbajti një takim urgjent, pas së cilit e lëshoi një komunikate në faqen e tij në Facebook duke e akuzuar Federatën e Futbollit të Kosovës, ndërsa i akuzoi disa klube si servile të FFK-së, që sipas tyre u ndihmuan pikërisht nga shtëpia e futbollit kosovar.
Ferizaj i lëshon komentet, e vërshojnë akuzat për kurdisje të lojësLexoni edhe:
“Kjo që ndodhi në Ferizaj është fytyra e vërtetë e kësaj Federate. Kështu është uzurpuar ky institucion”, ka shkruar klubi mitrovicas.
Megjithatë, kjo ishte e pamjaftueshme për t’ua ndërruar mendjen tifozëve, të cilët ishin të ashpër ndaj klubit mitrovicas, të cilin e akuzuan po ashtu se ishte i përfshirë në kurdisje dje, duke aluduar në lojën me Prishtinën.
Madje, “Xehetarët” nga komentuesit u akuzuan edhe për shit/blerjen e ndeshjeve në të kaluarën, përfshirë këtu edhe atë në garat evropiane, në pjesëmarrjen e parë dhe historike të tyre atje.
Më poshtë mund t’i lexoni disa prej komenteve të tifozëve në rrjetet sociale.
(Kosova Sot Online )