Ky ishte sezoni më i mirë në karrierën e Xhakës, zbulohen statistikat

  • S.A /
  • 29 May 2023 - 11:55
Ky ishte sezoni më i mirë në karrierën e Xhakës, zbulohen statistikat

Sezoni 2022/23, i cili sapo përfundoi, ishte më i miri në karrierën e Granit Xhakës. Ylli kosovar e bëri një sezon fantastik me Arsenalin duke prirë në Premierligë në pjesën më të madhe të sezonit, por që në fund “Topçinjtë” u dorëzuan dhe titulli i kampionit shkoi diku tjetër, transmeton "Kosova Sot Online".

Sidoqoftë, në aspektin individual, përfaqësuesi zviceran ishte i jashtëzakonshëm. 30 vjeçari i realizoi 9 gola për Arsenalin në të gjitha kompeticionet, pesë më shumë se që i kishte shënuar në çdo sezon për “Gunners”.

Xhaka i zhvilloi 297 ndeshje me ekipin londinez gjatë shtatë vjetëve sa qëndroi në “Emirates Stadium”.

Dhe, dje ndaj Wolverhamptonit e shënoi dygolëshin e parë ndonjëherë.

Granit Xhaka pritet të transferohet në Bayer Leverkusen gjatë verës që po vjen për 15 milionë euro.

Ai me këtë rast mund të kthehet në Bundesligë, ku luajti me sukses me Borussia Monchengladbachut, ku ishte transferuar nga Baseli. 

(Kosova Sot Online )