Futbollisti brazilian Fernandinho i lë lamtumirën ekipit të Llapit

  • S.A /
  • 29 May 2023 - 13:32
Futbollisti brazilian  Fernandinho i lë  lamtumirën ekipit të  Llapit

Fernando Augusto – Fernandinho nuk është më lojtar i Llapit, transmeton "Kosova Sot Online".

Futbollisti brazilian i ka ndarë rrugët me klubin kosovar, i cili e njoftoi largimin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

Llapjanët i uruan suksese futbollistit dhe e falënderuan për kontributin e dhënë në sezonin që përfundoi dje.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e klubit nga “Zahir Pajaziti”. 

(Kosova Sot Online )