Zyrtare: Sam Allardyce largohet nga Leeds United

  • S.A /
  • 02 June 2023 - 11:28
Zyrtare: Sam Allardyce largohet nga Leeds United

Sam Allardycce është larguar nga posti i trajnerit të Leeds United. Kjo është konfirmuar nga vet klubi anglez përmes një komunikate për media. “Leeds United dhe Sam Allardyce mund të konfirmojnë se të dyja palët kanë rënë dakord reciprokisht që periudha e Sam në klub të përfundojë pas përfundimit të sezonit 2022/23”, thuhej ndër tjera në njoftim.

Sam Allardyce iu bashkua Leeds për katër ndeshjet e fundit të sezonit dhe pavarësisht paraqitjeve të forta kundër Manchester City dhe Newcastle United, objektivi për të qëndruar në Premier League nuk u arrit.

Nga sezoni i ardhshëm, Leeds United do të garojë në Championship dhe do të tentojë rikthimin në elitën e futbollit anglez edicionin tjetër.

(Kosova Sot Online )