Juventusi pritet ta zëvendësojë Allegrin me një trajner kroat

  • S.A /
  • 02 June 2023 - 11:48
Juventusi pritet ta zëvendësojë Allegrin me një trajner kroat

Massimiliano Allegri sipas të gjitha gjasave do të largohet nga posti i trajnerit te Juventusi. “Zonja e Vjetër” pati një sezon për t’u harruar dhe do të fillojë ndryshimet nga trajneri, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas mediumit italian, Calciomercato, Igor Tudor është favoriti për të pasuar Allegrin në postin e trajnerit te Juventusi.

Trajneri kroat së fundmi ishte pjesë e Marseille, kurse në të kaluarën ka qenë ndihmëstrajner te Juventusi (2020-2021).

Tudor për shtatë sezone ishte pjesë e “Zonjës së Vjetër” sa ishte futbollist aktiv (1998-2007).

(Kosova Sot Online )