Bayerni vendos për shitjen e Pavard dhe Lucas Hernandez, ky është çmimi i "tregut" në futboll

  • S.A /
  • 03 June 2023 - 10:06
Bayerni vendos për shitjen e Pavard dhe Lucas Hernandez, ky është çmimi i

Benjami Pavard dhe Lucas Hernandez janë dy emrat e parë që do të largohen këtë verë nga Bayern Munichu, transmeton "Kosova Sot Online.

Dy mbrojtësit francez nuk janë në planet e trajnerit Thomas Tuchel dhe largimi i tyre nga Allianz Arena duket i pashmangshëm.

Interesimi nga skuadrat evropiane nuk mungon me Pavard që bën pjesë në listën e dëshirave të skuadrave si Chelsea, Liverpool, Arsenal, Barcelona dhe Inter.

Në anën tjetër Lucas Hernandez pritet që karrierën ta vazhdoj në Francë te Paris Saint Germain.

Bavarezët janë pajtuar t’i lënë të lirë dy lojtarët dhe tanimë i kanë caktuar edhe çmimin e largimit.

Për mbrojtësin Pavard, Bayern synon që nga shitja e tij të fitoj shumën e 30 milionë eurove.

Në anën tjetër bavarezët i kanë kërkuar PSG-së që të paguaj 60 milionë euro për ta lejuar transferimin e tij në Parc de Princes.

(Kosova Sot Online )