Aleanca e Kosovës me Amerikën është e pa prekshme, e përjetshme dhe pikë!

Aleanca e Kosovës me Amerikën është e pa prekshme, e përjetshme dhe pikë!

Hajrullah Tërnava

  • 05 June 2023 - 07:49

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Meqenëse Kosova është një produkt i shteteve mike demokratike e në krye me Amerikën, duhet ta vazhdoj bashkëpunimin e ngushtë dhe të afërt me Amerikën e cila u tregua si mik i vërtetë i shtetit tonë, dhe vendimet që i merr Amerika ndaj Kosovës gjithnjë duhet të llogariten miqësore dhe me qëllime të mira, edhe nëse herë herë ato qëndrime përngjajnë si jo të këndshme, sepse mos të ishte Amerika, Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur sikur që është tani.

-Zgjedhjet që ndodhën në komunat e Veriut u miratuan edhe nga Amerika dhe shtetet e BE-së, sepse ato pjesë te komunave mbetën pa zyrtar nëpër komuna. pasi dhanë dorëheqje të gjithë zyrtarët nga insistimi i Serbisë, duke filluar nga kryetarët e komunave, prokuroria, gjyqësia, policja dhe të tjerë, prandaj zgjedhjet u imponuan që të mbahen mbas disa muajve, pasi që edhe në afatin e parë të zgjedhjeve serbët i bojkotuan ato. Prandaj u caktua data e dytë e zgjedhjeve dhe prapë serbët nuk deshtë të marrin pjesë, i bojkotuan ato. Në zgjedhje dolën numër me i vogël i zgjedhësve edhe pasi qe serbët i bojkotuan.

Në ato zgjedhje fituan katër kandidat për kryetar nga subjektet politike shqiptare. Dhe të njëjtin kryetar të zgjedhur, tani duhet ti udhëheqin ato komuna. Zgjedhjet ishin korrekte dhe në mënyra ligjore të kryera që i përkrahen edhe Amerika dhe shtetet tjera të BE-së. Tani kur e dhanë betimin ata kryetar të zgjedhur nga votuesit e atyre komunave, dhe filluan punën nëpër ato komuna, serbët paramilitar të organizuar nga Serbia erdhën në ato pjesë të komunave të Kosovës në veri dhe i sulmuan KFOR-in dhe policinë e Kosovës, në territorin e Kosovës, me armë dhe mjete të forta si dhe me gurë, ku pati shumë të lënduar nga ushtarët e KFOR-it dhe policia, të lënduar ishin gjithsej 30 ushtar e polic.

Për këtë ndodhi u deklaruan si ambasadori i Amerikës dhe përfaqësues të shteteve të BE-së, se nuk është dashur që kryetarët e komunave të shkojnë në komuna për ti ushtrua detyrat e tyre dhe as policia e Kosovës nuk është dashtë të jenë nëpër ato pjesë rrethe komunave serbe të Veriut, edhe pse paramilitar serbe të ardhur nga Serbia ushtruan dhunë brenda territorit të Kosovës. Për shpërthimin e incidenteve u fajësuan përfaqësuesit kosovar. Tani në këto rrethana arrihet përshtypja që bota demokratike me këtë mënyrë të reagimit po e mbron Serbinë, me qëllimin që mos të përkeqësohen marrëdhëniet mes Amerikës dhe Serbisë, sepse Serbia ende i ka të freskëta bombardimet e vitit 1999 nga NATO-ja, prandaj ky tolerim ndaj Serbisë e banë të afërm Serbinë me Amerikën që ta vazhdoj dialogun sipas marrëveshjes së Ohrit, dhe një ditë në të ardhmen të arrihet pajtimi i këtyre dy shteteve mes veti.

Pra krejt qëllimi është që mos të tensionohen marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve dhe të arrihet jetësimi i marrëveshjes së Ohrit, dhe me këtë të marrin fund armiqësitë e kahëmotshme mes Serbisë dhe Kosovës. Tani është urgjente që Kosova ti merr seriozisht vërejtjet e para nga miqtë strategjik , sikur që ishte rasti për largimin e FSK-së nga “Defender Europe 2O23”, dhe paralajmërimin e sanksioneve të tjera për shkak të zhvillimeve në veri që po ndikojnë edhe për vënien në pikëpyetje të dialogut dhe arritjes së marrëveshjes finale e gjithëpërfshirëse, të planifikuar për tu finalizuar gjatë këtij viti.

Koha është që të mobilizohet Qeveria Kurti dhe të del pa vonesë edhe me propozimin e vetë konkret për Asociacionin, të bazuar tërësisht në ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, që nuk vë në asnjë element në dilemë dhe pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës, por vetëm në funksion të dhënies më shumë hapësirë demokratike e të vetëqeverisjes lokale për integrim e zhvillim të komunitetit, pa asnjë ingerencë të vetme që prejudikon elementet e shtetit. Përfaqësuesi Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas takimit në Bratisllavë me kryeministrin Kurti ka thënë se situata në veri të Kosovës është e rrezikshme dhe se urgjentisht duhet të ndodh depërshkallëzimi i saj.

“Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes Dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, ka deklaruar Borrell. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka mbrojtur sërish veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ndihmoi instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, përkundër rezistencës së banorëve lokalë. Madje Kurti ka thënë në Bratisllavë se Borrellit dhe Lajçakut u ka bërë të qartë se do të kishte mirëkuptim nëse protestat e serbëve në veri do të ishin paqësore, dhe do të kishte mirëkuptim për zgjidhje me dialog në kërkesat e tyre, qoftë edhe ajo për përsëritje të zgjedhjeve.

“Nëse duan protesta paqësore, me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, ata e kanë një kryeministër që ka qenë gjithë jetën aktivist politik dhe është më shumë se i gatshëm t’i dëgjojë dhe ndoshta të pajtohet me ta. Por jo grupet me simbole ‘Z’ që sulmojnë policët e ushtarët e KFOR-it e gjuajnë granata e thërrasin ‘vrisni, vrisni’. Te këto grupe fashiste ne nuk mund ta dorëzojmë demokracinë tonë”, ka deklaruar kryeministri Kurti. Për një takim mes krerëve të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, për shtensionim të situatës dhe vazhdim të dialogut me temat e zbatimit të marrëveshjes është angazhuar së fundi edhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Ai ka vazhduar ta bëjë përgjegjëse palën kosovare për situatën që është krijuar por po ashtu ka deklaruar se po punohet që të takon gjatë kësaj jave kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe liderët e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurtin dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Meqenëse Kosova është një produkt i shteteve mike demokratike e në krye me Amerikën, duhet ta vazhdoj bashkëpunimin e ngushtë dhe të afërt me Amerikën e cila u tregua si mik i vërtetë i shtetit tonë, dhe vendimet që i merr Amerika ndaj Kosovës gjithnjë duhet të llogariten miqësore dhe me qëllime të mira, edhe nëse herë herë ato qëndrime përngjajnë si jo të këndshme, sepse mos të ishte Amerika, Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur sikur që është tani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".