Neymar reagon me emocione pas largimit të Lionel Messit

  • S.A /
  • 05 June 2023 - 09:34
Neymar reagon me  emocione pas largimit të Lionel Messit

Neymar dhe Messi e kanë një shoqëri që rrallë shihet në futboll. Dikur si bashkëlojtarë te Barcelona, fituan gjithçka çka fitohet, transmeton "Kosova Sot Online ".

E më pas, ata u ribashkuan për dy sezone edhe te PSG, por tani rrugët e tyre u ndanë sërish.

Neymar ka postuar një mesazh shumë emocionues pas largimit të Messit nga “Parku i Princave”.

“Vëlla.. nuk na doli ashtu siç e menduam por u munduam më të mirën. Ishte kenaqesi te ndaja edhe 2 vite me ju. Suksese në etapën tuaj të re dhe qofsh i lumtur. Të dua”, shkroi Neymar.

(Kosova Sot Online )