Mourinho zbulon të ardhmen e tij përballë tifozëve në Olimpico

  • S.A /
  • 05 June 2023 - 10:12
Mourinho zbulon të ardhmen e tij përballë tifozëve në Olimpico

Roma ka mposhtur me shumë vështirësi Spezian në xhiron e fundit të Serie A, duke siguruar vendin e gjashtë në tabelë dhe pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, transmeton "Koosova sot Online ". 

Giallorosët u futën në atë takim pasi humbën finalen e Ligës së Evropës, dhe mposhtën Speizan me rikthim falë golave nga Nicola Zalewski dhe Paulo Dybala 2-1. Megjithatë e ardhmja e Mourinhos ka qenë e paqartë nëse do të vazhdoj për vitin e tretë te Roma apo do të largohet në fund të sezonit.

Por ‘Special One’ ka konfirmuar qëndrimin në Olimpico edhe për një sezon tjetër duke u përshëndetur me tifozët. Kur tifozët e pranishëm në Olimpico po thirrnin emrin e tij, portugezi ka bërë gjestin me duar se do të vazhdoj qëndrimin te Roma. Kaq ka mjaftuar që video në fjalë të bëhet virale në rrjet dhe tifozët e Romës i janë gëzuar këtij lajmi se Mourinho do të mbetet në Olimpico.

Tifozët e Romës e kanë përkrahur jashtëzakonisht shumë Mourinhon që prej ardhjes së tij në kryeqytetin italian, derisa portugezi synon që vitin e ardhshëm të ndërtojë një skuadër të denjë për të fituar trofe.

(Kosova Sot Online )