E thotë babai i Messit pas takimit me Laportan: Leo dëshiron të rikthehet te Barcelona

  • S.A /
  • 05 June 2023 - 14:33
E thotë babai i Messit pas takimit me Laportan: Leo  dëshiron të rikthehet te Barcelona

“Messi dëshiron të rikthehet te Barcelona”. Kjo ishte deklarata e babait të Messit, Jorge Messi pas takimit që pati sot me presidentin e Barcelonës, Joan Laportan, transmeton "Kosova Sot Online ".

Dyshja u takuan sot pasi La Liga ia pranoi planin e qëndrueshmërisë Barcelonës.

“Leo dëshiron të rikthehet dhe unë dua ta shoh atë te Barcelona. Rikthimi te Barcelona është me siguri një opsion”, u shpreh Jorge Messi pas takimit me Laportan.

(Kosova Sot Online )