Finalja e Conference League në stadiumin e Pragës, 25 mijë tifozë e ndjekin nga ekranet gjigante në kryeqytetin çek

  • S.A /
  • 07 June 2023 - 15:19
Finalja e  Conference League në stadiumin e Pragës, 25 mijë tifozë e ndjekin nga ekranet gjigante në kryeqytetin çek

Do të jenë rreth 25 mijë tifozë që do t’i japin jetë kryeqytetit të Çekisë, Pragë, gjatë finales së Conference League mes Fiorentinës dhe West Hamit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas “Corriere dello Sport”, 15,000 janë nga Hammers dhe 10,000 nga mbështetës të klubit vjollcë.

Për dy tifozëritë janë krijuar dy zona të ndryshme, ku ata mund të ndjekin ndeshjen në ekranet gjigante: Letna Park për tifozët e West Hamit dhe Vistaviste për tifozët e Fiorentinës.

(Kosova Sot Online )