Ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Rumani, ky është çmimi

  • S.A /
  • 07 June 2023 - 15:50
Ka nisur  shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Rumani, ky është çmimi

Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese të “Euro 2024” ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë, ka njoftuar të mërkurën Federata e Futbollit të Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kjo ndeshje i takon Grupit I kualifikues dhe zhvillohet më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë prej orës 20:45. FFK-ja ka bërë të ditur se biletat tashmë kanë dalë në shitje dhe ato mund të blihen përmes platformës online.

Çmimi i biletave është 5 euro më e lira deri në 80 euro më e shtrenjta. 5 euro kushtojnë biletat për tribunën veriore dhe jugore, në lindje 10 euro ndërsa në perëndim kushtojnë 20 euro.

80 euro është çmimi i biletave VIP. Po ashtu, FFK-ja ka bërë të ditur se një person mund ti blejë deri në katër bileta.

(Kosova Sot Online )