Një mal veprimesh të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në koordinim diplomatik me Serbinë, po i sjellin dëm serioz shtetit të Kosovës

Një mal veprimesh të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në koordinim diplomatik me Serbinë, po i sjellin dëm serioz shtetit të Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 07 June 2023 - 15:10

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Sjellja injorante denigruese e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në rrafshin politik dhe diplomatik me Kosovën dhe për Kosovën, është me të madhe duke e dëmtuar shtetin e Kosovës, kur janë në pyetje interesat e Serbisë, edhe pse jemi dy shtete shqiptare Shqipëri-Kosovë, që ishte dashur të jemi krah për krah e kompakt në çdo aspekt të koordinimit dhe bashkëpunimit, si vëllezër, dhe ti mbrojmë interesat e përbashkëta të dy shteteve në fjalë.

 

 Ka kohë që sjellja e tillë nënçmuese e Edi Rames ndaj Kosovës, dhe në mbështetje të hapur ndaj Serbisë në shumë iniciativa rajonale e ndërkombëtare, e duke injoruar zhvillimet në raportet problemore mes Kosovës dhe Shqipërisë, kundër interesave të Kosovës, po e dëshpëron shtetin dhe popullatën shqiptare të Kosovës, e kjo më së shumti i shkon për shtati Serbisë. Prandaj, me këto sjellje publike të Edi Rames kundër Kosovës, po dëmtohet reputacioni pozitiv në tersi i deritashëm i Kosovës, që një gjë e tillë ku janë dy shtete të ngjashme me popullata, nuk ndodhë në botë që të kundërvihen kaq rreptë mes veti, si shembull Srpska Republika, që është në përbërje me BH, ajo asnjëherë nuk vjen në kundërshtim me Serbinë, përkundrazi çdo politike që ajo e udhëheq shkon në favor të Serbisë, e që mjerisht edhe opozita kosovare po e rëndon situatën me destruktivitetin e saj të kaluarave që e kanë udhëhequr shtetin me shumë gabime dhe krime duke përfituar për veti sa ishin në pushtet, dhe dyshimet që Kurti do tua zbardh ato krime, sikur në disa raste që u zbuluan rasti Brezovica etj, e që opozita me sjelljet e saja po e habit popullin e saj, dhe tani po shihet se me këto veprime është duke e dëmtuar shtetin e Kosovës, e sidomos sjellja injorante e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i cili edhe në raport me zhvillimet e fundit, lirisht mundë të thuhet se është pozicionuar pro politikës shoviniste të Serbisë dhe presionit të pa drejtë ndërkombëtar nda Qeverisë Kurti për kompromis që tejkalon vijat e kuqe, shkelet mbi ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, cenon sovranitetin dhe integritetin e shtetit. Po duket ashiqare se po vazhdon akoma inati dhe urrejtja e Ramës për Kurtin, që është tashmë e njohur, ashtu sikurse edhe dashuria e tij për Aleksandër Vuçiçin. Në një situate tepër të tensionuar në Veri të Kosovës, ku po përballet me një agresion të shtuar nga Vuçiç, Edi Rama gjen kohë të japë një intervistë për medien prestigjioze britanike “BBC Neës”, dhe drejton kritika të ashpra kundër qeverisë së Kosovës dhe masave që ndërmori në veri, për ofrimin e sigurisë atje,si dhe lirinë e lëvizjes por edhe mbarëvajtje  normale të punës për kryetarët e porsazgjedhur të komunave të atjeshme. Teksa i është thënë se homologu i tij i Kosovës “Albin Kurti ka deklaruar se Perëndimi po e mban me të mirë Serbinë dhe se reagimi nga ShBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar ka qenë një trysni e tepruar mbi Kosovën”, kryeministri Rama shprehet hapur pro Serbisë duke thënë: "Më vjen keq ta them, por kam saktësisht të njëjtin mendim dhe jo për shkak të ndonjë pozite servilizmi, por sepse kam bindjen se ShBA-ja dhe BE-ja kanë tërësisht të drejtë dhe Albini e ka gabim këtu, sepse nuk po përpiqen ta mbajnë Serbinë me të mirë, po përpiqen që më në fund ta çojnë Kosovën në një tjetër nivel, që do të thotë, në një shtet që njihet nga të gjithë, një shtet që mund të zërë një vend në Kombet e Bashkuara dhe në shumë institucione të tjera, ku mungon". Rama pajtohet se ka një situatë shqetësuese në veri të Kosovës, por thotë se nuk do ta vendos shumë theksin te rreziku, sa do ta vendosë te provokimi që i është bërë situatës nga vetë autoritetet kosovare! “Le të themi se kjo situatë është provokuar së pari nga serbët, të cilët braktisën institucionet, duke krijuar praktikisht një vakum dhe, së dyti, nga autoritetet e Kosovës, që këmbëngulën për vendosjen e këtyre kryetarëve në ndërtesa bosh, ku shumica e popullsisë është kryesisht serbe. Sa për ta sqaruar, zhvillimi i zgjedhjeve ishte gjë shumë e mirë, për të treguar se askush nuk mund të marrë peng procesin demokratik në Republikën e pavarur të Kosovës, por nuk ishte ide e mirë që, më pas, të këmbëngulej që këta katër kryetarë të hynin në ndërtesat bosh nën mbrojtjen e policisë, që solli ndërhyrjen e KFOR-it dhe plagosjen e padrejtë të ushtarëve të KFOR-t, deklaron Edi Rama. Gjithsesi se këto deklarime janë me përpjekje kamuflimi për balancim të pozitës mes viktimës dhe kriminelit, sjellja më e turpshme që munda të bëjë një lider politik, dhe dëmin që mundë ti sjell interesit të përgjigjëm nacional, kombëtar, sepse nuk është hera e parë, e mbase nuk do të jetë as e fundit, kur Rama mundohet të ja bëjë avokatinë mbrojtëse presidentit Vuçiqi i cili për më tepër është duke hezituar edhe ndaj presionit ndërkombëtar për ta ndëshkuar dhe deklaruar kundër luftës okupuese të Rusisë ndaj Ukrainës, një front i rrezikshëm luftë i cili të gjithë botën e ka shqetësuar me rrezik për ta trazuar. Në këto rrethana politike kur është një moment i rëndësishëm për Kosovën, që sidomos opozita duhej ti qëndron pran pozitës dhe të jenë unike në këtë aspektin kombëtar, e jo si deri më tani me këto dallime ti kontribuojnë përçarjeve, e që qartë po vërehet se LVV po bënë çmos në të mirë të popullatës dhe kombit të saj, dhe nëse vazhdohet kështu pa një përafrim të opozitës dhe pozitës, në zgjedhjet e radhës pozita do të është edhe më e fortë dhe stabile.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".