Inter Miami dëshiron të ndërtojë ekipin rreth Messit, shënjestrohen edhe pesë yje që kanë luajtur me të

  • S.A /
  • 08 June 2023 - 08:24
Inter Miami dëshiron të ndërtojë ekipin rreth Messit, shënjestrohen edhe pesë yje që kanë luajtur me të

Klubi nga Mayor League Soccer, Inter Miami do të tentojë të nënshkruajë me pesë lojtarë që kanë luajtur më parë me Lionel Messin për klube apo shtetin, transmeton "Kosova Sot Online .

Pas shumë spekulimeve rreth lëvizjes së tij të radhës, Messi më në fund konfirmoi transferimin e tij të shumëpërfolur në MLS të mërkurën gjatë një interviste me gazetën spanjolle Mundo Deportivo.

“Nuk do të kthehem në Barcelonë, do të bashkohem me Inter Miami. Pasi fituam Kupën e Botës dhe nuk arrita të shkoja te Barça, ishte koha për të shkuar në Shtetet e Bashkuara për të jetuar futbollin në një mënyrë tjetër dhe për të shijuar më shumë dita në ditë”, tha Messi.

Lexo po ashtuLionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Messi, i cili ishte shumë i lidhur me një transferim prej 500 milionë euro në sezon në klubin e Arabisë Saudite Al-Hilal, mund t’i bashkohen në Florida edhe disa shokë të vjetër dhe aktualë.

Sipas gazetarit të TyC Sports, Gaston Edul, Inter Miami do të ‘fillojë negociatat’ me ish-shokët e skuadrës së Messit në Barcelonë, Luis Suarez, Sergio Busquets dhe Jordi Alba për një lëvizje të mundshme në MLS.

Klubi i MLS po kërkon të ndërtojë ekipin e tyre rreth Messit dhe qartë, ata duan që disa yje me përvojë t’i bashkohen radhëve me ndoshta lojtarin më të madh të të gjitha kohërave.

Ashtu si Suarez, Busquets dhe Alba, klubi në bashkëpronësi të David Beckham po lidhet me dy reprezentues argjentinas . Cesar Luis Merlo, i cili gjithashtu punon për TyC Sports, ka emëruar Angel Di Maria dhe Leandro Paredes si objektiva të tjerë të mundshëm – dy lojtarë që kanë luajtur gjithashtu përkrah Messit në Paris Saint-Germain.

(Kosova Sot Online )