
Lexoni edhe:
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj avokatit të njohur
Duhet të luhen edhe 90 minutat e fundit të finales së Play Off-it të Serie B, të cilat do të përcaktojnë se kush mes Barit dhe Cagliarit do të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm, transmeton "Kosova Sot Online".
Frosinone dhe Genoa kanë siguruar një vend në elitën e futbollit italian, ndërsa të dielën në mbrëmje do të përcaktohet edhe skuadra e tretë që do të luajë në Serie A sezonin e ri.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj avokatit të njohurLexoni edhe:
Puliezët e drejtuar nga tekniku Mignani janë disi më të avantazhuar në këtë finale, falë barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Sardenjë. Bari mund të ngjitet në Serie A nëse fiton ose barazon në finalen e Play Off-it përballë Cagliarit. Ndërsa skuadrës së Ranierit i duhet me çdo kusht fitorja që të rikthehet në elitë një vit pas rënies në Serie B.
Rregullorja e Play Off
Rregullorja e turneut është e qartë, në rast barazimi ngjitet në Serie A skuadra që u rendit më mirë në kampionat gjatë sezonit të rregullt, nuk ka kohë shtesë apo penallti. Bari mbylli kampionatin në vendin e tretë, ndërsa Cagliari në vendin e pestë.
(Kosova Sot Online )