Kosovarët e “kallin” atmosferën në ahengun e Vedat Muriqit

  • S.A /
  • 10 June 2023 - 09:47
Kosovarët  e “kallin” atmosferën në ahengun e Vedat Muriqit

Vedat Muriqi organizoi një aheng të premten mbrëma, me rastin e “synetisë” së djalit të tij.Të ftuar ishin figura të njohura, përfshirë shokët e tij nga Kombëtarja e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Në mesin e tyre ishte edhe përzgjedhësi francez, Alain Giresse, si dhe stafi drejtues i Kombëtares.

Trajneri dhe shokët e Muriqit u përkujdesen edhe për atmosferën.

Kujtojmë se “Dardanët” nisën grumbullimin para dy ditësh, teksa javën e ardhshme do të zhvillojnë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Më 16 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e Rumanisë, kurse tre ditë më vonë do të luajë në udhëtim ndaj Bjellorusisë. 

https://www.tiktok.com/@elitefilmsks/video/7242826182532533510?is_from_webapp=1&sender_device=pc

(Kosova Sot Online )