Po kërkohet nga shumë skuadra, Thuram po hamendet mes Ligue 1 dhe Serie A?

  • S.A /
  • 12 June 2023 - 09:41
Po kërkohet nga shumë skuadra, Thuram po hamendet mes Ligue 1 dhe Serie A?

Marcus Thuram është një futbollist i lirë pasi i ka përfunduar kontrata me Borussia Moenchegladbach, por ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, transmeton "Kosova Sot Online".

Sulmuesi francez është vershuar nga ofertat, por çuditërisht deri më tani nuk ka vendosur ende se ku do ta vazhdoj karrierën.

E përditshmja franceze L’Equipe ka raportuar se gara për të nënshkruar me Thuram është ngushtuar në dy skuadra, me Milanin dhe PSG-në që shihen si favoritët kryesorë.

25-vjeçari ka pasur një vit të jashtëzakonshëm, ku në 32 ndeshje zyrtare ka realizuar 16 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Në garë për të ishin edhe Barcelona, Inter, Bayern Munich, RB Leipzig, Borussia Dortmund e Atletico Madrid, por që këto klubet nuk janë më një opsion për Thuram.

Reprezentuesi francez ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në kryeqytetin francez Paris duke nënshkruar me PSG-në ose në Milano, ku ka ofertën në tavolinë nga Rossonerët.

Gjithsesi duket se dy klubet i kanë plotësuar kërkesat francezit dhe ai pritet të vendos këtë javë se cilës skuadër do t’i bashkohet përfundimisht.

(Kosova Sot Online )