Ndërron jetë presidenti legjendar i Milanit, miliarderi Silvio Berlusconi

  • S.A /
  • 12 June 2023 - 11:07
Ndërron jetë presidenti legjendar i Milanit, miliarderi Silvio Berlusconi

Lajm i kobshëm për botën e futbollit pasi mësohet se ka ndërruar jetë presidenti legjendar i Milanit, Silvio Berlusconi, transmeton "Kosova Sot Online ".

86 vjeçari vdiq në spitalin San Raffaele në Milano, raportojnë mediat italiane, përcjell “Kosova Sot Online ".

Miliarderi italian kishte probleme me shëndetin në vitet e fundit, ndërsa ndërroi jetë sot.

Ai ishte shtrirë në spital që nga e premta e kaluar, ndërsa së fundmi vuante nga sëmundja e leukemisë.

Ish-Kryeministri italian e udhëhoqi vendin në vitet 1994 e 2011.

Miliarderi italian kishte probleme me shëndetin në vitet e fundit, ndërsa ndërroi jetë sot.

Ish-Kryeministri italian e udhëhoqi vendin në vitet 1994 e 2011.

Krahas politikës, i ndjeri ia kushtoi një pjesë të jetës edhe futbollit, ku ishte pjesë e klubit të madh italian, Milan, të cilin e ngriti në majat e futbollit botëror para se të hiqte dorë.

E në vitet e fundit e kishte marrë në dorë klubin tjetër italian, Monza, të cilin e kishte çuar në Serie A.

Berlusconi konsiderohet si njëri prej presidentëve më të suksesshëm në histori të futbollit.

Ai u shqua edhe për skandale të shumta gjatë jetës. 

(Kosova Sot Online )