Denveri po e shkruan historinë, për herë të parë shpallet kampion i NBA-së

  • S.A /
  • 13 June 2023 - 08:38
Denveri po e  shkruan historinë,  për herë të parë shpallet kampion i NBA-së

 

Nuggets janë shpallur kampionë të NBA-së për herë të parë në histori të tyre, transmeton "Kosova Sot Online".

Denveri e mposhti Miamin me rezultat 94:89 në ndeshjen e pestë të finales së madhe të NBA-së për ta kurorëzuar kështu një sezon fantastik dhe të paharrueshëm.

Nuggets e shkrinë disavantazhin prej 10 pikësh në çerekun e dytë për ta mbyllur serinë finale prej 4-1 me ndeshje.

Heat kërcënoi ta bënte rikthimin e madh në minutat finale, por pushimi i yllit Jimmy Butler ia pamundësoi një gjë të tillë.

I udhëhequr nga MVP i NBA-së, Nikola Jokic, Denveri e fitoi titullin pas pritjes prej 47 vjetësh.

Jokic i shënoi 28 pikë dhe i pati 16 kërcime, ndërsa gjatë serisë finale e pati një mesatare prej 30.2 pikësh, 14 kërcimesh e 7.2 asistimesh.

Edhe shoku i tij i skuadrës, Jamal Murray pati formë të shkëlqyeshme me një mesatare prej 21.4 pikësh, 6.2 kërcimesh e 10 asistimesh për ndeshje në serinë finale.

Nga ana tjetër, në “Ball Arena”, Miamit nuk i mjaftuan 21 pikët e Jimmy Butler e 20 të Bam Adebayos.

(Kosova Sot Online )