Kosova po i vazhdon edhe sot përgatitjet intensive për ndeshjet e qershorit

  • S.A /
  • 14 June 2023 - 09:18
Kosova po i vazhdon edhe sot përgatitjet intensive për ndeshjet e qershorit

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot seancën e radhës stërvitore para ndeshjeve të qershorit, transmeton "Kosova Sot Online".

“Dardanët” do të ushtrojë prapë në kampin nacional në Hajvali.

Federata e Futbollit ka njoftuar se stërvitja e sotme e Verdhekaltërve do të nisë në orën 10:30.

Kosova do ta zhvillojë një ndeshje mjaft të rëndësishme të premten në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do ta presë rivalin direkt për vendin e dytë, i cili çon në Kampionatin Evropian 2024.

E pas tri ditësh, “Dardanët” do të përballen me Bjellorusinë në Hungari.

Pikët janë mjaft të vlefshme për Kosovën në këto dy ndeshje.

Nëse nuk e merr maksimumin e pikëve atëherë do të bëhet edhe më i vështirë realizimi i ëndrrës – kualifikimi në Euro 2024.

Trajneri Alain Giresse po mundohet ta komponojë një ekip solid për t’ju bërë ballë rumunëve fillimisht, ku e pret edhe mbështetjen e madhe të publikut, e më pas edhe bjellorusëve në Budapest.

Kosova i ka grumbulluar dy pikë në dy ndeshjet e para të kualifikimeve duke barazuar me Izraelin dhe me Andorrën. 

(Kosova Sot Online )