Man Utd ka hequr dorë nga Kane, gjeti sulmues tjetër

  • S.A /
  • 15 June 2023 - 08:27
Man Utd ka  hequr dorë nga Kane, gjeti sulmues  tjetër

Manchester United kanë filluar të eksplorojnë opsionet e tyre për sulmues të ri.Kjo pasi që bisedimet për transferimin e Harry Kane nuk po avancojnë fare, transmeton "Kosova Sot Online".

“Djajtë e Kuq” ndjejnë se Tottenham nuk dëshiroi kurrë ta shiste Kane te ta dhe nuk kanë në plan të futen në një saga dy mujore.

Rasmus Hojlund është sulmuesi që do të tentojnë ta marrin në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi danez tregoi paraqitje të mira edicionin që lamë pas me Atalantan dhe ka marrë vëmendjen e disa klubeve evropiane.

(Kosova Sot Online )