Milionat që i fitoi Kroacia pasi kaloi në finalen e Ligës së Kombeve

  • S.A /
  • 15 June 2023 - 08:47
Milionat që i fitoi Kroacia pasi kaloi në finalen e Ligës së Kombeve

Kroacia është në finalen e Ligës së Kombeve pasi mundi Holandën 4-2 pas vazhdimeve në Roterdam.UEFA nuk i ka shpallur zyrtarisht çmimet për Final Four, por besohet të jetë e njëjta shumë si më parë, transmeton "Kosova Sot Online".

Kështu vendi i katërt do të marrë shtatë milionë euro, i treti tetë, i dyti nëntë milionë dhe fituesit e Ligës së Kombeve 10.5 milionë euro.

Kjo do të thotë se HNS ka siguruar të paktën nëntë milionë euro dhe se të dielën kundër Italisë apo Spanjës do të luajë edhe për një milionë e gjysmë euro.

Kujtojmë se HNS (Federata e Futbollit të Kroacisë) fitoi 27 milionë euro për vendin e tretë në Kampionatin Botëror në Katar.

Këto para u ndanë midis Federatës Kroate të Futbollit (HNS) dhe të gjithë anëtarëve të ekipit kombëtar në një mënyrë të dakorduar paraprakisht.

(Kosova Sot Online )