Befasia e Guardiolas, shpërndan bonusin prej një milion dollarësh për punonjësit e Cityt

  • S.A /
  • 15 June 2023 - 16:42
Befasia e Guardiolas,  shpërndan bonusin prej një milion dollarësh për punonjësit e Cityt

Pep Guardiola ka vendosur të dhurojë bonusin gjashtëshifror të dhënë nga drejtuesit e klubit për triumfin e Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve dhe Daily Mail shkruan se spanjolli e ka ndarë bonusin e tij me punonjësit e klubit, transmeton "Kosova Sot Online".

Guaradiola e bëri këtë për t'i falënderuar për kontributin e dhënë në suksesin e Qytetarëve këtë sezon, të cilët fituan tripletën.

“Shuma e saktë është mbajtur e fshehtë, por disa nga yjet kryesorë të klubit marrin bonuse deri në 750,000 £ (877,000 €) në kontratat e tyre dhe Guardiola ka të ngjarë të jetë rreth kësaj shifre”, raporton gazetari Jack Gaughan.

Gazeta britanike shkruan se punonjësit e Manchester City që arritën të merrnin pjesën e tyre të 877 mijë eurove të Guardiolës përfshijnë recepsionistët dhe stafin e sigurisë.

Pep Guardiola është një figurë jashtëzakonisht e popullarizuar në mesin e stafit të Cityt dhe nuk ka dyshim se akti i tij i fundit i bujarisë do të rrisë ndjeshëm qëndrimin e tij në dhomën e zhveshjes.

(Kosova Sot Online )