Ky është profili i Ludogorets, skuadrës me të cilin ndeshet Ballkani në ChL

  • S.A /
  • 20 June 2023 - 15:51
Ky është profili i Ludogorets, skuadrës me të cilin ndeshet Ballkani në ChL

Kampioni i Bullgarisë, Ludogorets Razgrad është kundërshtari i kampionit të Kosovës, Ballkanit të Suharekës. Të martën në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i kualifikimeve për kompeticionin e Champions League, edicioni 2023/24, transmeton "Kosova Sot Online". 

 Raundi i parë do të zhvillohet më  11 dhe 12 korrik si dhe më 18 dhe 19 korrik. 
Po kush është kjo skuadër? 
Ludogorets ekziston nga viti 1945, por vetëm gjatë edicionit 2011/12 janë promovuar në elitën e futbollit bullgar.
Nnë atë edicion skuadra fitoi dy trofetë kryesore të këtij shteti, Ligën dhe Kupën. 
Ludogorets ka dominuar totalisht në Bullgari këto dymbëdhjetë vitet e fundit, duke u shpallur kampion çdo sezon, që në fakt është edhe vetë historia e këtij klubi, me dymbëdhjetë tituj të fituar. Nga ana tjetër tri herë kanë triumfuar edhe në Kupën shtetërore.


Ludogorets nuk është përballur me ta asnjë ekip shqiptar.
Skuadra ka qenë dy herë pjesmarrëse e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ndërkaq të arriturën më të lartë e ka shënuar në edicionin 2013/14 të Europa Ligës, ku arriti deri në mesin e gjashtëmbëdhjetë  skuadrave më të mira.
Sezonin e kaluar, Ludogorets  luajti në grupet e Europa League, derisa pas aventurës aty, u eliminua nga Anderlecht në UECL.
Vlera e skuadrës së Ludogorets është 41, 70 milionë euro, kurse futbollisti më i shtrenjtë është futbollisti nga Gana, Bernard Tekpetey, që kushton 5 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )