E vërteta për skenarët e shtetit kriminal serb duhet të tregohet e argumentohet, fajësimi i shpifur në adresë të Kosovës nuk duhet të pranohet

E vërteta për skenarët e shtetit kriminal serb duhet të tregohet e argumentohet, fajësimi i shpifur në adresë të Kosovës nuk duhet të pranohet
E vërteta për skenarët e shtetit kriminal serb duhet të tregohet e argumentohet, fajësimi i shpifur në adresë të Kosovës nuk duhet të pranohet

Gani Qarri

  • 23 June 2023 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Është momenti vendimtar që Kosova ta dëshmoi para të gjithë partnerëve ndërkombëtar dhe grupeve miqësore në shtete të ndryshme dashamirëse, se është Serbia ajo që në vijimësi provokon gjendjen në veriun e vendit tonë, nxit konflikte të pareshtura dhe ndërhynë pandërprerë në punët e brendshme dhe çështjet e rregullimit shtetëror në Kosovë, prandaj dhe kemi në vijimësi situatë të tensionuar nga bandat kriminale serbe të Vuçiqit, të dërguara nga Serbia!

Në fakt, në vend se të kërcënohet, atakohet, sanksionohet dhe poshtërohet në këtë mënyrë të paparë nga të huajt dhe opozita pro serbe, Kosova jonë e dashur, do duhej që ngadalë, por sigurt të ndryshojnë "stinët" sa më parë dhe bumerangu i madh me sanksione e masa tjera ndëshkuese të kthehet kundër kriminelit Vuçiq dhe Serbisë fashiste, si shtet agresor.

Serbia përveç mos zbatimit të marrëveshjeve me Kosovën dhe ndërhyrjeve të drejtpërdrejta me bandat e veta kriminale brenda përbrenda Kosovës, për të rrezikuar fushën e sigurisë, në vendin tonë, tani ka filluar ta rrezikojë publikisht dhe ditën për diell edhe sovranitetin shtetëror të Republikës tonë, duke kidnapuar edhe policët në detyrë rutinore!

Mirëpo, duke parë qëndrimin e hapur pro Serbisë të ndërmjetësuesve ndërkombëtar, të cilët shihet qartë nga të gjithë, se punojnë për lekët që u ofron pala më dorëlirë dhe mbajnë anën që u ofron atyre pagesat më të majme nëndorës, institucionet e Kosovës dhe partitë politike që ia duan të mirën këtij vendi, pozitë dhe opozitë, duhet të angazhohen më shumë në lobimet politike.

Është momenti vendimtar që Kosova ta dëshmoi para të gjithë partnerëve ndërkombëtar dhe grupeve miqësore në shtete të ndryshme dashamirëse, se është Serbia ajo që në vijimësi provokon gjendjen në veriun e vendit tonë, nxit konflikte të pareshtura dhe ndërhynë pandërprerë në punët e brendshme dhe çështjet e rregullimit shtetëror në Kosovë, prandaj dhe kemi në vijimësi situatë të tensionuar nga bandat kriminale serbe të Vuçiqit, të dërguara nga Serbia!

Dhe përderisa zyrtar të lartë të BE-së, e veçanërisht ndërmjetësuesit e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilët jo vetëm që e kanë shtuar tej mase zullumin kundër Kosovës, por ata shkojnë edhe në ekstrem, duke kërcënuar pa fije turpi, se do ta ndëshkojnë Kosovën edhe me sanksione vetëm pse Serbia me milicinë e saj fashiste, për mbi 23-24 vite ka krijuar dhe vijon të krijojë tensione në veri të vendit tonë, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger, pas lajmeve se BE po përgatit sanksione ndaj Kosovës, ka reaguar me të drejtë, duke kërkuar që sanksionet të vendosen kundër Serbisë e cila mbanë autorësinë e plotë të shkaktimit të krizës në veri të Kosovës!

Madje këshilltarja e Bashkimit Evropian, zonja Kati Shchneeberger me arsye shtron pyetjen e patejkalueshme në këtë situatë të rëndë se; “Çfarë sanksionesh janë planifikuar kundër Serbisë, si shkaktare e krizës aktuale, e cila i tërhequr edhe serbët lokal nga institucionet, bënë thirrje për zgjedhje të reja, por detyron serbët lokal ti bojkotojnë përsëri edhe zgjedhjet që vet i ka kërkuar, madje merr guximin që bandat e dërguara nga Serbia, ti nxisë ta sulmojnë në mënyrat më ekstreme dhe format më të dhunshme edhe ushtarët e KFOR-it dhe paqeruajtësit e NATO-s në Kosovë?!

Pse të sanksionohet Kosova, pyet ajo, për shkak të zbatimit të demokracisë e sundimit të ligjit, si një nga vendet më demokratike në rajon, apo për shkak se Kosova nuk dëshiron ta lejojë veten të shndërrohet në një kukull për t’u gjykuar nga autokratët?!

Kjo vendosmëri dhe ashpërsi e juaja, është shumë e nevojshme kundër Vuçiqit, shton ajo, dhe jo kundër Kosovës, e cila nuk po përdorë asnjë nga llojet e presionit a dredhive për të rritur ndikimin e saj mbi vendet fqinje ku jetojnë edhe shumë shqiptarë”, ka reaguar fuqishëm Kati Shchneeberger .

Ky reagim vjen për vet shkakun se ne në vijimësi kemi kërcënime të kamufluara në emër të uljes së tensioneve në veri, nga Bashkimi Evropian madje Kosova kërcënohet me masa ndëshkuese, me arsyetimin banal, kinse të "mospërfilljes" së kërkesave të BE-së nga Qeveria e Kosovës, që ta tërheq Policinë e shtetit.

Dhe krejt kjo, me qëllimin fatal, për t`ua lëshuar vendin bandave kriminale serbe të ardhura nga Serbia dhe vendosjen e strukturave paralele të Serbisë në objektet komunale të cilat nuk janë pasuri private e minoritarëve serb, por objekte të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Në këtë mënyrë Kosova, mjerisht po mbështetet për muri, dhe po i ngulet thika pas shpine tradhtisht, si nga BE, ashtu edhe nga emisari amerikan Eskobar, duke e akuzuar pa asnjë faj Qeverinë dhe shtetin tonë të brishtë, i cili është në të drejtën e vet kushtetuese e ligjore dhe brenda territorit të vet legjitim.

Kurse fajtore për tendosjen e gjendjes politike në veri të Kosovës janë bandat kriminele të kryebanditit Milan Radojçiq dhe grupet paramilitare të ardhur nga Serbia, të udhëhequra nga krerët e Listës serbe dhe të dirigjuara drejtpërsëdrejti nga Aleksandër Vuçiqi, i cili po e shfrytëzon në mënyrën më të mirë, mbështetjen e opozitës serbofile dhe përçarjen e pakuptueshme të klasës politike në Kosovë.

Dhe ndihmë të pakursyer turrit të paturp me kritika kaq të pabazuara dhe pa asnjë arsyetim parimor nga ndërkombëtarët kundër vendit tonë, po u jep, pikërisht qëndrimi i pa-unifikuar politik, brenda vendit, edhe në këtë situate të rëndë dhe moment vendimtar e shumë të vështirë për shtetin tonë të brishtë, i cili tanimë po shihet hapur se është i rrethuar nga armiq të jashtëm dhe kolaboracionist e tradhtarët më të pacipë të brendshëm, të cilët janë hedhur në sulm të përbashkët frontal, kundër shtetit tonë, për ta shkatërruar integritetit territorial mu në momentin e kalimit të pragut historik të strategjisë së ruajtjes së sovranitetit shtetëror, duke vendosur në pikëpyetje edhe vazhdimësinë shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".