Serbia nuk paraqitet në fushë, Kosova kalon në çerekfinale të Kampionatit Ballkanik

  • 24 June 2023 - 16:24
Serbia nuk paraqitet në fushë, Kosova kalon në çerekfinale të Kampionatit Ballkanik

Kosova është në mesin e tetë Kombëtareve më të mira të Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë, i cili po zhvillohet në Balikesir të Turqisë, pasi fitoi pikë në tavolinë kundër Serbisë, transmeton "Kosova Sot Online".

Dyshja fantastike “Dardane”, Erion Bajrami/Ermal Maliqi, e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, nga tri ndeshje të luajtura, ka regjistruar dy fitore dhe një humbje.

Ndërsa, në përballjen e katërt vazhdoi tutje pa lojë pasi Serbia nuk u shfaq fare në fushë për duel.

Kështu, djelmoshat tanë prekin çerekfinalen e madhe, ku do të ndeshen me dyshen moldave Bobcis/Korsakov, me fillim nga ora 17:50.

(Kosova Sot Online )