Kjo është loja e pistë e opozitës që e ëndërron vetëm kapjen e pushtetit dhe abuzon e tradhton rëndë interesat e shtetit

Kjo është loja e pistë e opozitës që e ëndërron vetëm kapjen e pushtetit dhe abuzon e tradhton rëndë interesat e shtetit
Kjo është loja e pistë e opozitës që e ëndërron vetëm kapjen e pushtetit dhe abuzon e tradhton rëndë interesat e shtetit

Arsim Aziri

  • 24 June 2023 - 16:11

Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri

Ishte një iniciativë për tu përshëndetur, kërkesa e kreut të AAK-s Ramush Haradinaj, që Presidentja e vendit ti fton partitë politike për një bashkë koordinim veprimi lidhur me zhvillimet me të cilat po ballafaqohet vendi nga aspekti i sigurisë, si pasojë e veprimit të bandave kriminale në veri të Kosovës, me ndërhyrje direkt nga ana e Serbisë. Mirëpo refuzimi i pjesëmarrjen në këtë takim të ftuar nga presidentja Osmani shpërfaqi absurditetin, amoralitetin dhe interesin e pastër abuziv të opozitës që është e interesuar vetëm për ta uzurpuar dhe zhvatur shtetin.

-Definitivisht mundë të interpretohet e të konstatohet se refuzimi i ftesës së Presidentes Osmani nga ana e subjekteve politike në opozitë, PDK dhe LDK, ishte një goditje e rëndë pas shpine interesit strategjik të shtetit, vetëm për inat pse janë jashtë loje dhe kanë dështuar në ruajtjen e kontinuitetit prej dekadash, në kapjen dhe zhvatjen e shtetit. Ishte shumë i ulët deklarimi i kreut të PDK-së Memli Krasniqi i cili e ka refuzuar ftesën e Presidentes Osmani për takim, për konsultim të bashkëveprimit politik me unitet , në këtë moment historik në të cilin gjendet shteti, me kërkesa nga më të ndryshmet të faktorit ndërkombëtar për shtensionim të situatës në veri. Ndër pikat kryesore është përgatitja urgjente e një procesi të ri zgjedhor për kryetar komunash, kryetarët e tanishëm të zgjedhur me pjesëmarrje minimale të qytetarëve në zgjedhje, detyrën e tyre ta ushtrojnë jashtë objekteve komunale, nga zyra dhe objekte alternative, deri në përfundim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe implementim të rezultatit të tyre, tërheqje njësive të Policisë Speciale dhe ndërtimin pa vonesë të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, bazuar në ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, duke gjetur një model më të përshtatshëm evropian që do të ju përgjigjej kushteve të Kosovës.

Duke refuzuar ftesën e Presidentes Osmani, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se arsyeja e refuzimit të ftesës është se, kinse sipas tij, Presidentja ka qëndruar e heshtur dhe ka neglizhuar obligimin e saj kushtetues për të garantuar unitetin qytetar, pas ngjarjeve të fundit në veri dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë ndërkombëtarë dhe për të vepruar si institucion mbi palët. Ky është një vlerësim i tij jo serioz dhe shumë banal, përpjekje që në të ardhmen ta ketë për përfitim elektoral. Ji ka thënë ftesës së Presidentes edhe kreu i LDK-s Lumir Abdixhiku i cili këtë takim e ka kushtëzuar me deklarim paraprak se çfarë pozicioni do të mbaj mazhoranca në pushtet karshi kërkesave të miqve ndërkombëtar. Në letrën që kreu i LDK-së ia ka kthyer presidentes, thuhet se qasja konfliktuoze e kryeministrit Kurti dhe veprime e pa koordinuara kanë rrezikuar sovranitetin e Kosovës. Edhe ku pozicionim i kreut të PDK-s nuk tregon gjë tjetër veq se mungesës së guximit për tu ballafaquar me realitetin e krijuar, dhe mungesën e vizionit për të bashkëbiseduar e propozuar një rrugë të interesit nacional për të dal nga ky rreth vicioz i cili është krijuar me ndërhyrjen e Serbisë dhe rrezikimin e rendit dhe sigurisë së shtetit. I

shte një hap i qëlluar dhe i domosdoshëm nga Presidentja Osmani e cila ka dërguar ftesa në adresë të partive politike opozitare për konsultime rreth vendimmarrjes në këtë proces vendimtar për shtetin pasi një gjë të tillë e kishte kërkuar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, mirëpo PDK dhe LDK e kanë refuzuar dhe injoruar një iniciativë të tillë të cilës zyra e president i është përgjigjur pozitivisht. Kjo sjellje arrogante e opozitës është dëshmia më e mirë se këta ish pushtetar të dënuar me votë nga populli për inat të humbjes së pushtetit janë gati ti rrezikojnë e hedhin në erë edhe themelet e shtetit, sepse përveç interesave të tyre klanor e personale, nuk kanë asnjë interes për ta mbrojtur politikën nacionale të sovranitetit dhe integritetit të shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".