Dy përfaqësues nga Kosova, Sadiku e Bajoku gati për sfidat e nesërme në Lojërat Evropiane

  • S.A /
  • 26 June 2023 - 08:24
Dy përfaqësues nga Kosova, Sadiku e Bajoku gati për sfidat e nesërme në Lojërat Evropiane

Donjeta Sadiku dhe Bashkim Bajoku synojnë fitore në Lojërat Evropiane, që po mbahen në Krakow të Polonisë, transmeton "Kosova sot Online ".

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ka thënë se janë të përgatitur mirë për sfida shumë të forta që i presin nesër.

Ai bëri të ditur se Donjeta do të përballet të hënën me zviceranen, Julia Jenni Na.

Boksierja kosovare garon në kategorinë 60 kilogramë.

Ndërkaq, Bajoku do të përballet me francezin, Billal Bennama.

Boksieri ynë garon në kategorinë 51 kilogramë. 

(Kosova Sot Online )