Serbia me Aleksandër Vuçiqin është shtet terrorist dhe po punon për një front të ri të luftës në Ballkan

Serbia me Aleksandër Vuçiqin është shtet terrorist dhe po punon për një front të ri të luftës në Ballkan
Serbia me Aleksandër Vuçiqin është shtet terrorist dhe po punon për një front të ri të luftës në Ballkan

Muhamet Kelmendi

  • 26 June 2023 - 08:06

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Udhëheqësi i kësaj lëvizjeje terroriste është personalisht krimineli i luftës Aleksandër Vuçiq,i përkrahur nga krimineli Vulin e Daçiq. Këta të tre janë përgjegjës për dhunën dhe vrasjet në Kroaci, në Bosnje e në Hercegovinë dhe në Kosovë. Tash po e udhëheqin këta tre kriminel lëvizjen e re kriminale për të ripushtuar Kosovën.

-Republika e Kosovës është duke u ballafaquar me një lëvizje kriminale serbe për shpërbëje e saj. Shteti serb i gjendur para lëshimeve të mëdha që ia bëri perëndimi, ka ndikuar që të intensifikohen aksionet terroriste dhe po bënë çdo veprim për ta dëmtuar Republikën e Kosovës. Bazë e kësaj lëvizjeje çetnike serbomadhe është Lista serbe. Ky subjekt u ndërtua, financohet dhe kryen aksione kriminale me urdhër dhe me plan të Qeverisë në Beograd. Faktet që tregojnë organizimin dhe veprimin kriminal janë të nduarduarshme. Ato konsistojnë në:

1. Organizimin e lëvizjes çetnike serbomadhe mbi një bazë unifikuese dhe udhëheqje centraliste. 2. Financat vijnë dhe i mbanë shteti serb. 3. Lëvizja e tillë çetnike nuk e njeh shtetin e Kosovës. 4. Mjetet e veprimit janë të ndaluara dhe të dënuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe me akte e norma ndërkombëtare. 5. Synohet pushtimi i pjesëve të veçanta të Republikës së Kosovës. 6. Të gjitha veprimet janë kundër shtetit dhe organizimit të Republikës. 7. Pikësynim është ripushtimi i tërësishëm i Republikës, duke synuar në aspektin taktik, te shkëputja e veriut nga Kosova. Faktet e tilla tregojnë se janë plotësuar bazat e veprës penale terroriste.

a. Organizimi profesional me qëllim të kryerjes së veprave terroriste. b. Mjetet e veprimit kriminal janë armët, shpërthimet dhe aktet që rrezikojnë shtetin dhe rendin kushtetues dhe

c. Pushtimi i pjesëve të veçanta të Kosovës me mjete të dhunës terroriste ose të tërë Republikës. Realizimi i këtyre qëllimeve fillon gjoja me mjete paqësore dhe ka për qëllim dëmtimin e objekteve, të organeve dhe të masave, pa marrë parasysh pasojat në njerëz. Udhëheqësi i kësaj lëvizjeje terroriste është personalisht krimineli i luftës Aleksandër Vuçiq,i përkrahur nga krimineli Vulin e Daçiq. Këta të tre janë përgjegjës për dhunën dhe vrasjet në Kroaci, në Bosnje e në Hercegovinë dhe në Kosovë. Tash po e udhëheqin këta tre kriminel lëvizjen e re kriminale për të ripushtuar Kosovën. Në këtë luftë, këta kriminel serbë ( shih: Vuçiq, Daçiq e Vulin) janë të përkëdhelurit e BE-së dhe të SHBA-ve, kuptohet edhe të Rusisë e Kinës,që po e udhëheqin këtë lëvizje terroriste. Veprimet e kësaj lëvizjeje janë të rrezikshme. Synohet krijimi i një fronti të ri të luftës.

Këtu po ka lëshime ndaj Beogradit. Duket se po përkrahet krimineli Aleksandër Vuçiq. Me Vuçiqin në ballë po protestohet dhe po sulmohen organet e rendit. U plagosen me dhjetëra ushtar të KFOR-it. U dëmtua pasuria e shtetit dhe u plagosen policët e gazetarët e Kosovës. Edhe tash po veprohet me mjete të njëjta kriminale. Po sulmohen organet e shtetit. Serbia ka bërë mobilizimin e forcave policore e ushtarake. Afër kufirit me Kosovën ka krijuar qendra të shumta kriminale për agresion ushtarak e policor. U futën edhe brenda kufirit të Kosovës dhe grabiten tre polic të Kosovës. Ata po mbahen të arrestuar në vendet e ndryshme në Serbi. Kjo gjendje po keqësohet.

Jozef Borel ende nuk gjen fjalë miradije për organet e shtetit të Kosovës. Nuk po i dënon protestat e dhunës. As aksionet kriminale kundër KFOR-it,.policisë së Kosovës, qytetarëve jo serb dhe gazetarëve. Asnjë akt i tillë nuk u dënua nga z.Borel.

Edhe vetë BE nuk po i dënon qartë. As mekanizmat tjerë të shteteve nuk po gjejnë qëndrim të qartë kundër kësaj dhune.

Po punohet afër me kriminelin Vuçiq. Po tolerohet me njerëz, ne mjete dhe në aksione terroriste. Rusia dhe Kina e kanë armatosur me armë shtetin serb. Ndërsa, BE dhe SHBA-të e kanë përforcuar me investime shtetin serb. Kështu u forcua Serbia. Priten aksione edhe më të ashpra policore e ushtarake serbe. Këtej nuk do të zgjidhen mjetet dhe metodat e luftës kundër shqiptarëve. Serbia po e rrezikon paqen në Ballkan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".