Ky ishte goli i Rivaldos në stilin biçikletë, s’ka mundur ta shkojë mirë sesa kështu

  • S.A /
  • 26 June 2023 - 11:10
Ky ishte goli i Rivaldos në stilin biçikletë,  s’ka mundur ta shkojë mirë sesa kështu

Një gol spektakolar vjen nga Superliga e Malajzisë, ku një futbollist na kujtoi golin e paharrueshëm të brazilianit Rivaldo, transmeton "Kosova Sot Online".

Fernando Forestieri e shënoi golin më të bukur të karrierës kundër Terengganu ditë më parë në ndeshjen e zhvilluar në “Sultan Mizan Zainal Abidin Stadium”.

Në fakt, futbollisti i Johor Darul Ta’zim e shënoi një gol të jashtëzakonshëm në stilin biçikletë nga jashtë 16 metërshi.

Futbollisti italian-argjentinas e shfaqi shkëlqimin e tij me një gol të hatashëm “gërshërë” në fitoren e JDT me rezultat 3:1 ndaj Terengganu.Sa i përket golit të shumëpërfolur, ish-futbollisti i La Ligas tha: “Nuk e pash në të vërtetë golin, më shumë isha i brengosur që të bija në tokë pa u lënduar. Pasi e pash topin në rrjetë, festova. Shpresoj që njerëzit do të më mbajnë në mend për vrapimet dhe për asistimet që i bëj, e jo vetëm për golat”, u shpreh Forestieri.

Ai prin në listën e golashënuesve të Superligës me 15 gola në 14 ndeshje.

Forestieri ka luajtur në klubet e njohura evropiane si Sheffield Wednesday, Watford, Udinese e Malaga, ndërsa tash po synon ta fitojë Këpucën e Artë në Malajzi. 

https://zebra.cdnja.co/v/we/wEaj7.mp4?token=h7IE8g5Y1E06NV1J7ydqLw&expires=1687770908

(Kosova Sot Online )