Lionel Messi pretendenti kryesor për Topin e Artë

  • S.A /
  • 27 June 2023 - 08:39
Lionel Messi pretendenti kryesor për Topin e Artë

Sulmuesi argjentinas Lionel Messi kryeson listën e pretendentëve për çmimin e lojtarit më të mirë në botë “Topi i Artë” sipas portalit Goal.com.

Messi sezonin e kaluar shënoi 39 gola dhe bëri 25 asistime, fitoi me PSG-në në kampionatin francez dhe fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në Katar.

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland është i dyti në listën e pretendentëve me 56 gola, fitore në Champions League, kampionat dhe FA Cup.

Treshen e parë e mbylli sulmuesi francez i PSG-së, Kylian Mbappe, me 55 gola.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 30 tetor në Paris. Karim Benzema fitoi Topin e Artë vitin e kaluar.

(Kosova Sot Online )