Me urgjencë e pa vonesë, të goditen si me fshesë të gjithë banditët e fondeve të luftës në krye me Bukoshin, hajnat e kanë vendin në burg

Me urgjencë e pa vonesë, të goditen si me fshesë të gjithë banditët e fondeve të luftës në krye me Bukoshin,  hajnat e kanë vendin në burg
Me urgjencë e pa vonesë, të goditen si me fshesë të gjithë banditët e fondeve të luftës në krye me Bukoshin,  hajnat e kanë vendin në burg

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 27 June 2023 - 07:47

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj-Zhuriani

Hetuesit, prokurorët, gjyqtarët le t´ia vënë gishtin kokës dhe mos kapën gisht për gisht në këtë valle të krimit si ata të mëparshmit se do vije një ditë se do i ndjek dora e mallkimit kudo që të shkojnë, prandaj është mirë që kësaj bande banditësh të Bukoshit dhe të tjerëve t´i vënë kapak njëherë e mirë dhe do fitohej besimi te qytetarët. Kthejuni shpinën atyre bandave hajnash e banditësh, sepse këta e mos e gëzofshin, që i ranë hanxhar e sakicë (jo sopat) Kosovës.

-Para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës dolën një grup banditësh e hajnash dhe atë shumë të organizuara të kanaleve të nëntokës kriminale për të vjedhur Kosovën,djersën e mërgimtarëve pa gjynah fare. E vodhën aq shumë që as bandat kriminale të Zemunpoljes nuk e kishin vjedhur.

Përse thash në mënyrë të organizuar? Sepse kjo kope hajnash dhe banditësh së pari e formuan një rrjetë taman si të merimangës dhe e shpërndanë në çdo cep të Kosovës. Pastaj këta hajna goditen sistemin e drejtësisë aq fortë sa që nuk guxonin as të hapnin gojën, ulen aty të gjithë ata që ishin batuar para kriminelit, Slobodan Millosheviq, që të punojnë sipas betimit të tij dhe vepruan me përpikëri. I mbeten besnik, por kjo bandë hajnash e kusarësh shkuan edhe me larg, futën në këtë dikaster edhe ngërzit e bandave të tyre kriminale bile kishte aty edhe ata që ishin të gjakut të Rrahman Morinës. Kështu që këta banditë dhe hajna i kishin me pastaj duart e lidhura për të vjedhur vendin, qytetarët dhe Diasporë.

Vidhnin dhe askush jo vetëm që nuk i dënonte, po askush nuk guxonte t´ia prishte tymin e duhanit dhe askush nuk i trazonte që këta banditë dhe hajna bënin dyzen ahengu me para të vjedhura dhe atë me def e me violinë. Shqiptarët jo vetëm të Kosovës por gjithandej jepnin para për ta ndihmuar vendin kur erdhe në atë derexhe të vdekjes të jetë a të mos jetë dhe këta idiot shkuar idiotëve edhe pse Kosova ishte në shtratin e vdekjes këta vidhnin e vidhnin sa mundesh dhe duke menduar se do të vije një kohë që do të kapen ky soj “kurvash” dhe përveç që do të dënohen herëdokur do të ikin edhe në varre me damkën e zezë të tradhtisë dhe hajnisë.

Mirëpo, aq të fuqishme janë këto banda që rrënjët i kanë lëshuar aq thellë që akoma nuk janë shkulur prandaj bëjnë dallavere pazare dhe luajnë pink-pong që shkon në dëm të vendit dhe kjo bëri që na qitën hije të zezë si emër. A janë arsyetime këto që zgjatë me decenie dhe nuk zbardhen, a nuk është turp shkuar turpit që nuk e kuptojnë se drejtësia duhet ndarë nga politika, që duhet vepruar sipas ligjeve dhe Kushtetutës së vendit, që duhet mbrojtur interesat e vendit dhe të qytetarit dhe merreni me mend dhe dalin llomotisin se kinse çdo qytetar është i barabartë para ligjit!!!

Një gjë është tepër e sigurt se në të dy fondet ka pasur hajna dhe jo vetëm hajna do si do po hajna aq të organizuar që ja ka kaluar edhe bandave siciliane dhe bandave të Kolumbisë dhe nuk ka kush e në dyshim. Banda aq të organizuara me kriminale të nëntokës kriminale që ishin shumë më të fuqishëm se shteti, nuk kishte shtet, këta kryebandit ishin shtet, nuk respektonin as ligje,as Kushtetutë as shtete.

Kryebanditët e vodhën vendin dhe qytetarin dhe nuk kishin frikë nga askush dhe ishte krejt lehtë për t´ni vërtetuar por nuk guxonin se nga i erdhi kjo pasuri milionëshe kur tërë jetën nuk punonin ishin në atë papunë Arbeitlos) dhe atje punon sa për një rrogë që nuk i mjaftonte as për të ngopur gojën dhe të mos hetohen dhe të mos dënohen. Kjo nuk është gjë tjetër pos çmenduri e llojit të vetë. Dhe, ndaluni dhe vështroni këtë rastin në fjalë se çfarë zvarritje bëhet dhe kush e beson këtë zvarritje të faqes së zezë, mungon ky,mungon ajo dhe lloj-lloj poshtërsia absurde. Do vjen koha herët a vonë që do të zbardhen këto raste një nga një, por kam dyshim se jo të gjitha se këta kanë qenë grupe banditësh dhe hajnash; që u bënë më të fuqishmit në tërë globin, bashkëpunonin me oligarkë dhe me krerët me kriminal serbian që të mos hetohen.

A e dini ju se grupet kolumbiane dhe siciliane asgjë dhe zero kanë qenë me këta grupe banditësh dhe hajnash të kanaleve të nëntokës kriminale. Sa që, grupet më të rrezikshme që vepronin në glob,ruse,kineze, të Amerikës latine merrnin yrnek se duhet vepruar si ky rrjet që veproi në Kosovë dhe diasporë duke plaçkitur vendin, qytetarin dhe diasporën. Merreni me mend akoma veprojnë për treg ardhur në pushtet dhe zhvilluar këtë zeje. Po, këtë pa merak fare se kurrë me nuk do vijnë në pushtet se janë të kota lehjet e këtyre lehaqenve dhe atyre tagrave që lehin rrotull.

Hetuesit, prokurorët, gjyqtarët le t´ia vënë gishtin kokës dhe mos kapën gisht për gisht në këtë valle të krimit si ata të mëparshmit se do vije një ditë se do i ndjek dora e mallkimit kudo që të shkojnë, prandaj është mirë që kësaj bande banditësh të Bukoshit dhe të tjerëve t´i vënë kapak njëherë e mirë dhe do fitohej besimi te qytetarët. Kthejuni shpinën atyre bandave hajnash e banditësh, sepse këta e mos e gëzofshin, që i ranë hanxhar e sakicë (jo sopat) Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".