"Kopja" e Lionel Messit akuzohet se ka fjetur me 23 gra duke u prezantuar si ylli argjentinas

  • S.A /
  • 27 June 2023 - 13:17

Një burrë iranian që duket si Lionel Messi është akuzuar se ka përdorur identitetin e legjendës së futbollit për të mashtruar gratë që të flenë me të, transmeton "Kosova Sot Online".

Reza Parastesh, i njohur si ‘Messi i rremë’, thuhet se ka fjetur me 23 femra, edhe pse këto gra kanë pohuar se nuk do ta kishin bërë këtë nëse do ta dinin se nuk ishte vetë Messi i Barcelonës.

Reza i mohoi akuzat duke përmendur faktin se ai jeton në një vend tradicionalisht konservator ku është e jashtëligjshme të bësh seks jashtë martesës.

Pas këtyre pretendimeve autoritetet vendase e ‘zhveshën’ nga akuzat ‘Messin e rremë’.

(Kosova Sot Online )