Barcelona e merr një super-ofertë nga Katari, 100 milionë euro në vit për t’ia përdorur emrin

  • S.A /
  • 29 June 2023 - 13:50
Barcelona e merr një super-ofertë nga Katari, 100 milionë euro në vit për t’ia përdorur emrin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është në pritje konstante të sponsorëve të rinj për t’i sistemuar bilancet e gjigantit katalunas dhe që të operojë më me qetësi në “treg”, për t’i evituar penalizimet e “fair-play” financiar, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas informatave që i sjell “Catalunya Radio”, klubi “Blaugrana” e ka marrë një ofertë të pabesueshme për t’ia shitur emrin e saj një skuadre të Qatar Stars League, e cila luan në ligën elitare të Katarit.

Oferta është e parefuzueshme, e parezistueshme: 100 milionë euro në vit për ta krijuar një klub që do të quhej Barcelona.

Një ofertë tërheqëse, por që duhet t’i kalojë disa pengesa që do t’i dalin përpara: fillimisht statuti i klubit, i cili me gjasë do të duhet të modifikohet.

Barcelona ishte goditur rëndë nga pandemia dhe ishte detyruar t’i shiste disa asete të klubit, por dalëngadalë ka nisur ta marrë veten. 

(Kosova Sot Online )