Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kombëtares së Kosovës

  • S.A /
  • 30 June 2023 - 14:14
Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kombëtares së Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të paraqitet në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2025, transmeton "Kosova Sot Online". 

Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Botëror janë në fillim të nëntorit. Kosova një ndeshje do ta luaj në shtëpi e një si mysafire, varësisht nga shorti. Shorti tërhiqet më 5 korrik nga ora 11:00 në Vjenë.

Për short, Kombëtarja jonë është në vazon e dytë së bashku me Letoninë, Italinë, Luksemburgun e Britaninë e Madhe.

Në vazon e parë janë Belgjika, Izraeli, Sllovakia, Finlanda e Estonia. Kosova do të përballet me njërën prej kombëtareve të vazos së parë. Kombëtarja më e suksesshme pas dy ndeshjeve, kalon në fazën e dytë kualifikuese.  Shpresohet në short të favorshëm, ndërsa synimi do të jetë kalimi në fazën e dytë. Botërori i ardhshëm mbahet prej 9 deri më 27 janar 2025 në Kroaci, Danimarkë e Norvegji.

(Kosova Sot Online )